Frutat e detit, ja si ndikojnë në organizëm!

646
Frutat e detit janë burim i pasur me acide yndyrore Omega-3, që janë thelbësore për zhvillimin e trurit dhe funksionimin normal të tij. Konsumi i këtij ushqimi, të paktën tre herë në javë, eliminon plakjen e trurit në masën 13 për qind, duke i dhuruar atij rreth tre-katër vjet më shumë rini. Acidet yndyrore që ato përmbajnë ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial, si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë. Kështu, njerëzit që konsumojnë një vakt me peshk ose fruta deti të paktën një ditë në javë, kanë 50% më pak risk për infarkt. Ato ndikojnë në uljen e dhembjeve menstruale kur dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore. Gjithashtu, marrja e Omega-3 ndikon në përmirësimin e krizave depresive dhe migrenën si dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna, sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes.
Sigal