Forma e dorës tuaj tregon nëse vuani nga cirroza, tiroidet, zgjerimi i enëve të gjakut dhe anemia

1047
Sigal

Disa sëmundje të ndryshme dhe të rënda mund t’i dalloni edhe përmes ndryshimeve që pëson shuplaka juaj

Keni shuplakë të kuqe apo gishta të ënjtur? Apo ndoshta thonjtë tuaj janë të zbehur? Disa sëmundje të ndryshme mund t’i dalloni edhe përmes ndryshimeve që pëson shuplaka juaj. Mësoni cilat..

Shuplaka e kuqe

Shuplakat e kuqe janë zakonisht pasojë e punës fizike. Por, nëse ngjyra e kuqe mbetet e pranishme për një kohë më të gjatë, atëherë kjo ka gjasa të jetë shenjë e sëmundjes së mëlçisë, siç është cirroza ose mëlçia e yndyrshme. Përjashtim paraqesin shuplakat e kuqe te shtatzënat, që janë dukuri e zakonshme, sepse bëhen për shkak të qarkullimit më të madh të gjakut. Kur bëhet fjalë për mëlçinë e sëmurë, ngjyra e kuqe krijohet për shkak se ajo më nuk është në gjendje që në mënyrë normale t’i largojë helmet nga organizmi.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf