Femrat, më të afta se meshkujt në mjekësi

491
Profesioni më i vështirë dhe më i mundimshëm është mjekësia, i konsideruar i tillë për shkak se mjekët kanë në dorë jetët e njerëzve. Sipas një studimi të fundit, në këtë profesion duhet shumë durim dhe mirësjellje, gjë që bën që femrat të jenë më të predispozuara për të qenë më të afta se meshkujt.
“Me gjithë faktet konkrete që femrat janë mjeke më të mira, ato shpesh bëjnë shkëputje nga karriera për shkak të fëmijëve, punojnë me orar të shkurtuar më shpesh, shkojnë në pushime mjekësore dhe e kanë të vështirë që ta ndajnë jetën private nga ajo profesionale dhe për këtë arsye meshkujt avancojnë në profesion”- thonë studiuesit.
Sigal