Femrat me diabet, si duhet të trajtohen nëse janë shtatzënë

548
Sigal

Gratë, të cilat nuk e menaxhojnë si duhet diabetin mund të përballen me hipertension dhe probleme të veshkave

Para se të ngelesh shtatzënë gjej një mjek specialist për diabetin dhe për mbikëqyrjen e shtatzënisë; gjeni një okulist, pasi problemet me shikimin janë komplikime diabetike më të zakonshme në shtatzëni. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që sheqeri në gjak është stabël së paku 3 muaj para se të ngelni shtatzënë kështu që duhet të shtoni monitorimin e glukozëz në 6 deri 8 herë në ditë. Pasi të ngelni shtatzënë sheqeri në gjak duhet të jetë sa më afër normales që është e mundur për së paku tre muaj. Nëse jeni mbipeshë për shkak të diabetit ju duhet të mundoheni të arrini peshën në nivel normal para se të ngelni shtatzënë. Ju mund të keni probleme fertiliteti nëse jeni me mbipeshë dhe gjithashtu mund të vuani nga komplikime shëndetësore serioze gjatë shtatzënisë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf