Farat e Lirit dhe lidhja me kancerin e gjirit: Provat Klinike

311

PHD ANILA KALLESHI

Të dhënat e popullsisë duken aq premtuese, saqë studiuesit vendosën të vinin linjanet në test duke ushqyer femrat me fara liri-burimet më të përqëndruara të linjaneve-për të parë se çfarë do të ndodhte. Përhapja e kancerit të gjirit po rritet me shpejtësi në botën perëndimore, kështu që ka një nevojë urgjente për të tilla studime. Një nga mënyrat që vepron ilaçi i kimioterapisë “tamoxifen” është duke rritur nivelet e frenuesve të angjiogjenezës si endostatina – e cila është një proteinë të cilën trupi e prodhon në përpjekje për të “ngordhur” tumoret në gjak. Përdorimi i një teknike të quajtur mikrodializë, në të cilën mund të vendosni një kateter në gjirin e femrës, si dhe thithjen e të gjitha lëngjeve në qelizat e gjirit, nese i jepni femrave tamoxifen për 6 javë, nivelet e endostatinës kanë si tendencë të rriten – e cila në fakt është një gjë e mirë, sepse ndalon tumoret të bashkohen në qarkullimin e gjakut. Dhe e njëjta gjë ndodh kur ju shtoni pak fara liri në dietën e tuaj të përditshme. Farat e lirit nuk janë aq të fuqishme si kimioterapia, por studimet e metejshme tregojnë diçka pozitive. Dhe, këtu është: një provë klinike e rastësishme, e dyfishtë, e kontrolluar nga placebo, e farave të lirit në pacientët me kancer gjiri. Ndërmjet kohës së biopsisë së parë dhe kirurgjisë, pacientët u ndanë rastësisht në trajtim ose në grupin e placebosë-qoftë një kek që përmbante fara liri ose një kek që kishte placebo të kontrolluar. Pse fara liri? Sërish, janë burimet më të pasura me linjane, me nivele rreth 800 herë më të larta sesa 5 dyzina të ushqimeve të tjera që janë testuar në dietën vegjetariane. Ata dolën të gjithë jashtë. Kekët u mbështollën, u etiketuan me kod numerik, dhe paketat e koduara të kekeve u shpërndanë. Pra, çfarë ndodhi? Rezultati ishte i mirë- një fjali që jo shpeshherë e dëgjon! Mbani mend, ata bënë një biopsi përpara se studimi të fillonte, dhe më pas një muaj më vonë, u futën në operacion për të hequr tumorin. Kështu që ata kishin “copëza tumori” përpara dhe pas javëve me fara liri ose pa fara liri fare. Ata që ishin në grupin e farave të lirit, panë që mesatarisht, përhapja e qelizave kancerogjene u reduktua ndjeshëm: fillon vdekja e qelizave të kancerit dhe piket e tyre c-erbB2 u ulën-që janë një tregues i agresivitetit të kancerit dhe potenciali për të formuar metastazë dhe për t’u përhapur. Ata dolën në përfundimin që: “Farat e lirit dietike kanë potencialin për të reduktuar zhvillimin e tumorit në pacientët me kancer gjiri.” Dhe kjo vetëm në 5 javë. “ Nëse indeksi terapeutik i parë në këtë studim afatshkurtër mund të mbahet për një periudhë të gjatë kohe, farat e lirit mund të jenë një alternativë potenciale dietike ose si shtesë e përdorur krahas mjekimeve për kancerin e gjirit.