Fakte për mosfunksionimin e veshkave

518
Sigal

Në qoftë se mosfunksionimi i veshkave ndodh dhe është i pakthyeshëm, transplantimi i veshkës është një alternativë kundrejt dializës

Çfarë janë veshkat?

Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në funksionet e trupit të njeriut, jo vetëm duke filtruar gjakun dhe duke hequr qafe produktet e mbetura, por po ashtu edhe duke balancuar nivelet e elektroliteve në gjak, duke kontrolluar presionin e gjakut dhe duke stimuluar prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Veshkat janë vendosur në abdomen përballë shpinës, normalisht një në secilën anë të shpinës. Ato e marrin furnizimin me gjak nëpërmjet arterieve renale drejtpërdrejt nga aorta dhe e dërgojnë përsëri gjakun me anë të venave renale në venën cava (Termi renal rrjedh nga emri në latinisht i veshkës).

Veshkat kanë aftësinë të monitorojnë sasinë e lëngjeve të trupit, përqendrimet e elektroliteve si natriumi dhe potasi dhe balancën midis acideve dhe bazave. Ato filtrojnë mbeturinat e metabolizmit të trupit të njeriut, si urenë nga proteinat.

për më tepër lexooni Gazetën Telegraf