Etiketat tek frutat dhe perimet, ja domethënia e tyre

563
Shumica e njerëzve i shohin këto kode si gjëra të thjeshta që tregojnë vendin e origjinës, por etiketat në disa fruta dhe perime tregojnë më shumë se vetëm vendin e origjinës. Etiketa ka një kod PLU, apo një kod për identifikimin e çmimit te arka. Por, ky kod tregon gjithashtu mënyrën se si është rritur. Duke e lexuar këtë kod, ju mund të përcaktoni nëse frutat apo perimet e caktuara janë modifikuar gjenetikisht, janë rritur organikisht ose janë të prodhuara me plehra kimike apo herbicide. Nëse ka vetëm katër numra të kodit PLU, kjo do të thotë se ajo është rritur në mënyrë tradicionale me përdorimin e pesticideve. Për shembull, të gjitha bananet janë 4011. Nëse në etiketë janë pesë numra të kodit PLU, dhe numrat fillojnë me 9, atëherë kjo do të thotë se produkti është organik dhe nuk është gjenetikisht i modifikuar. Për shembull, një banane organike do të ishte 94011. Nëse ka pesë numra në kodin PLU, dhe ata fillojnë me 8, kjo do të thotë se produkti është gjenetikisht i modifikuar. Tregohuni të kujdesshëm, pasi frutat dhe perimet GM janë të këqija për shëndetin – kjo për shkak se është e pamundur për të blerë produkte organike të cilat janë rritur nga farat gjenetikisht të modifikuara. Një banane gjenetikisht e modifikuar do të kishte kodin 84011.
Sigal