Erëza që 3-fishon sasinë e djegies së dhjamit dhe ndihmon në dobësim

1436
Kumina është një erëz me shumë benefite për shëndetin. Studimet e fundit të kryera në Universitetin Iranian të Mjekësisë Shahid Sadoughi ku u testuan 88 persona obezë, dhanë rezultate tepër interesante. Gjatë një diete e cila zgjati 3 muaj të gjithë pjesëmarrësve në grup ju dhanë të njëjta sasi kalorie në dietën e tyre. Gjysmës së grupit ju dha edhe çdo ditë nga 3 gr kumin e përzjerë në kos, ndërsa grupit tjetër ju dha kos i thjeshtë. Në fund të periudhës 3 mujore rezultoi se grupi i parë që kishte konsumuar rregullisht kuminë arriti të humbiste rreth 1,5 kilogram më shumë peshë se grupi tjetër ndërsa sasia e dhjamit të djegur në grupin që kishte konsumuar kuminë ishte 3 herë më e lartë se e pjesëmarrësve që nuk kishin konsumuar kuminë! Kumina (anglisht: cumin) është një erëz me ngjyrë të verdhë që merret nga farat e kuminës dhe përdoret kryesisht në gatimet e mishit, pulës, perimeve, por përdoret edhe në gatimet e ëmbla. Gjendet lehtësisht edhe në tregun shqiptar.
Sigal