Ëngjëll Musai: Materialet e skaduara në spitale, groposin Rilindjen e Ramës

539
I kërkova ndihmë Ministrit të Shëndetësisë, ai nuk më hapi telefonin dhe pas disa orësh e sëmura vdiq
Para dy ditësh u shua nga kjo jetë një nënë, motër dhe mbi të gjitha një njeri që shteti, i cili kishte për detyrë t’i shërbente, jo vetëm që nuk iu gjend, por përkundrazi i mori jetën, pasi materialet mjekësore që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë nëpërmjet sigurimeve shëndetësore kanë rezultuar jashtë standardeve. Humbja e jetës së kësaj nëne është apeli që na bëhet të gjithëve ne shqiptarëve, se koha që maskarenjtë grabisnin miliardat e ilaçeve dhe në këmbim të saj mbushin fatura fiktive, duke mos sjellë medikamente dhe material në magazinë apo edhe kur i sjellin, sikurse është rasti i para dy ditëve, këto material janë të skaduara dhe me to e ke vdekjen e sigurt. Por ajo që të tmerron më shumë ka të bëjë, me faktin e indiferencës së organeve të drejtësisë shqiptare, të cilat nuk fillojnë hetimet dhe të gjykatave shqiptare që i lirojnë këta antihumanë në sallat e gjyqeve. Sigurisht që shteti e ka dhunuar mjekësinë, ka përdhunuar pacientin dhe nuk stepet kur kërkon t’i marrë edhe pikën e fundit të gjakut. Ku është mjekësia falas e premtuar nga ‘Rilindja’ e Edi Ramës? Turp dhe faqja e zezë kur chek-upp bën kërdinë dhe falsifikon emrat, kur laboratorët u jepen banditëve, kur dializa u jepet banakierëve të kafeve, kur analizat u jepen serbëve dhe grekëve dhe në mes tyre qëndrojnë ish familjarë të djeshëm të Demokratëve dhe ata të Rilindësve të sotëm, kur të sëmurët me tumor nuk kanë ilaçe, sepse ato shiten në farmaci dhe pacienti vete për t’i blerë atje, kur sallat e kirurgjisë dhe reanimacionit nuk të japin garanci për jetën, por ketë garanci ta jep klinika private e të njëjtit mjek që punon edhe në shtet për të gjetur klientelën dhe në privat ku rrjep hallexhinjtë. Shikoni se ç’bëhet në neurokirurgji dhe do të shikoni maskaradën me emrin dhe pangopësinë e një mashtruesi me titullin Profesor që gënjen nga mëngjesi në darkë dhe e ka kthyer atë repart në spital privat. Sigurisht që me këto do të merremi tashmë, që edhe fushata filloi, sepse shqiptarëve u ka vajtur thika në palcë dhe nuk mundet më të durojnë mashtrimet e Edi Ramës dhe idiotëve që ka akredituar në krye të shëndetësisë shqiptare. Arsyeja, se përse nisa të shkruaj në mënyrë kaq të revoltuar e ka pikënisjen nga një status i hedhur në rrjetet sociale nga një kolegia jonë e nderuar Rezarta Reçi, e cila me fjalë zemre shprehu pikëllimin për një nënë që iku nga jeta pa u ndierë. Sigurisht jo për faj të vetë por për faj të shtetit të Rilindjes dhe Kryeministrit të saj më mashtrues, më hipokrit dhe shpirtkatran. 
Në statusin e saj Rezi sikurse e thërrasim ne shkurt shkruante se:
“ Në rrugicën tonë jetonte Bardha. Një grua e hijshme që u rrit e u moshua në shtëpinë e vet. Jetoi në heshtje, pa dëgjuar e folur, por mekanizmin e dhënie-marrjes së dashurisë e kishte në zemër. Jetoi në heshtje, gati-gati pa rënë në sy … Po në heshtje iku, pa shqetësuar njeri… Respekt për Të, për jetën e saj, për ëndrrat e dëshirat e saj! E paharruar! “ , mbyllte dedikimin e saj Rezarta. Por me sa duket ky status kishte zënë vend tek shumë miq e dashamirës të jetës njerëzore në fb. dhe mes tyre si gjithmonë një nga më humanistët, një profesionist dhe vlerë e mjekësisë dhe e ndjenjave kombëtare Dr. Petrit Vargu jep një shpjegim tronditës dhe profesional. Po e botojmë të plotë pa asnjë ndërhyrje dhe cilido lexues pavarësisht bindjeve politike dhe partiake, të japë mendimin e vet dhe ta analizojë situatën njëlloj sikur në vendin e nënës së ndjerë Bardha, të kishte nënën e vet, motrën, bashkëshorten apo të afërmin e vet. 
Dr. Petrit Vargu: Materialet indiane po vdesin të sëmurët shqiptar. Ja e vërteta e ngjarjes !
“ E dashur Rezarta Reçi, i dashur Ben Merkoçi etj…. Bardha është halla e gruas sime dhe ju falënderoj çfarë shprehni për të. Por në momentet e fundit të jetës së saj të qetë, unë zbulova edhe njëherë zhurmën e një mjekësie që nuk ekziston, e një mjekësie te shkrumbëzuar, në gjunjë, që drejtohet nga njerëz të pa shpirt. Me gjithë përkushtimin e madh të kolegëve, të cilët i falënderoj, kontrapulsatori nuk u përdor dot (megjithëse është akull i ri), pasi kishte dhënë urdhër shefi i kardiologjisë që të mos përdorej. Mora në telefon ministrin, por nuk e hapi. I hodhëm sms, shefit të hemodinamikës, por nuk u përgjigj. Mora në tel Drejtorin e Drejtorisë së Spitaleve, i cili më premtoi që së shpejti do ta normalizonte situatën, por përgjigja nuk arriti kurrë. E futëm për herë të dytë në koronarografi mbas 4 orësh. Por çfarë pamë! Stenti i vënë 4 orë më parë ishte bllokuar. 3 përqindëshi i rastësisë, apo 100 përqindëshi i stentit të dobët indian??? . Kolegët rikanalizojnë, tentojnë të fusin stentin tjetër për herë të dytë, por ai shtrembërohet. Pjesa që mbetet është historia e zezë e një mjekësie që nuk ekziston, ku kardiokirurgjia ka hequr dorë në ndërhyrjet në IAM të orëve të para, pasi e njohin mirë kazuistikën që kanë, pavarësisht se askush nuk e notifikon. Bardha iku, duke lënë pas një njollë të zezë në mjekësinë tonë, një njollë e zezë që nuk duket në errësirën e madhe që ka pllakosur mjekësinë tonë. Ajo që mbetet është shpirti i saj i bardhë, ashtu siç e njihni ju, ashtu si e njohin të gjithë….Ta çoj rastin në prokurori? Në çfarë prokurorie? Në atë të kapurën apo atë që nuk ekziston?… Duke shkuar në varreza për t’i çuar lule Bardhës….” mbyll rrëfimin e tij mjeku I shquar, Dr. Petrit Vargu në statusin e tij. Pas këtij denoncimi me qindra komente vërshuan në faqet online duke treguar solidaritet dhe keqardhje për humbjen e jetës së një Nëne të mirë, por që iu mor jeta padrejtësisht nga vartësit e ministrit Ilir Beqaj dhe banditët e tenderëve të “Rilindjes” së Edi Ramës. Ja disa nga komentet
F.Z . Ata që kanë bërë këtë fëlliqësirë tender dhe kanë vendosur këtë lloj stendi në magazinë I uroj një gjë ja bëftë Zoti ilaçe “rrogën e shtetit”
D.V . Ngushëllime Titi! Fatkeqësisht këto janë “Kronika të vdekjeve të paralajmëruara” prej shumë vitesh tashmë. Mungon emri i fatkeqit apo fatkeqes së radhës në kronikë dhe nuk është aspak çudi të jetë edhe familjari ynë.
P.K. Nga stili duket Migjeniane në kohën e instrumenteve….jeta sa kushton?
Sigal