Elbasan – Fluks nga virozat, mbi 100 raste në ditë në Pediatri

597
Dhjetëra raste në ditë regjistrohen çdo ditë në repartin e Urgjencës në Pediatrinë e Elbasanit. Mjekët thonë se të vegjlit paraqiten me simptoma të vjellash dhe temperaturë të lartë. Sipas tyre, fluksi në pediatri vjen pasi prindërit anashkalojnë mjekun e familjes duke iu drejtuar direkt urgjencës së Pediatrisë.
Mbi 100 raste pacientësh të vegjël paraqiten çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit me virozat e stinës.
Simptomat e zakonshme të të vegjëlve janë kryesisht të vjella dhe temperaturë.
Shefja e Pediatrisë Elbasan thote se në krahasim me dhjetorin dhe janarin, situata në këtë fillim shkurti është përmirësuar, duke e çuar numrin e vizitave në 110.
Sipas mjekëve pediatër, fluksi është i madh pasi prindërit i drejtohen spitalit edhe për shërbime elementare, të cilat ua ofron edhe mjeku i familjes pranë poliklinikave.
Në muajin dhjetor-janar numri i vizitave në ditë arrinte deri në 220 fëmijë, të cilët përballoheshin vetëm nga mjek roje në urgjencën e Pediatrisë së spitalit të Elbasanit.
Sigal