Ekstrakti i farës së rrushit lufton venat e zgjeruara

Fara që ndodhet brenda rrushit përmban substance antioksiduese duke përfshirë disa lloje të flavonoideve, acidin linoleik dhe vitaminën E.

Komplekset oligomerike dhe proanthocyanidin të cilat janë një tjetër grup i antioksidantëve, janë shumë të njohura për vetitë mbrojtëse. Ato parandalojnë dëmtimet nga radikalet e lira në muret e enëve të gjakut, promovojnë formimin e kolagjenit, një proteinë që ndihmon ruajtjen e elasticitetit të indeve lidhore dhe në përforcimin e mureve të gjakut.

Me përdorimin e vajit nga ekstrakti i farës së rrushit ju mund të parandaloni edhe rrjedhjen e lëngjeve nga venat që si rezultat shkakton ënjtjen e këmbëve.

Preferohet që ky vaj të cilin e zgjidhni të përmbajë më shumë se 95% të ekstraktit të farës së rrushit në mënyrë që të jetë sa më efektiv.