Efekti i coca-colës në tru

483
Pijet me sheqer gjithmonë janë njohur për ndikimin e tyre obezitet, diabetin e tipit 2 dhe prishjen e dhëmbëve, por ato kanë dhe një ndikim tjetër në shëndetin e trurit. Një studiues përmes një infofotografi mundohet të na shpjegojë se çfarë saktësisht i ndodh trupit pas një ore pasi të keni pirë coca-cola. Sipas tij në 10 minutat e para, 10 lugë sheqer e godasin sistemin tuaj. Ju nuk villni menjëherë pas kësaj sasie të madhe të ëmbëltuesve për shkak se acidi fosforik i trupit e balancon sheqerin dhe ju ndihmon ta mbani të ulët.
Ndërsa pas 20 minutash, mëlçia juaj e shndërron sheqerin në yndyrë që t’i bëjë vend në trup, pasi kalojnë 40 minuta, kafeina që përmban coca-cola të absorbohet tërësisht, të zgjerohen bebëzat e syrit, ju rritet presioni i gjakut dhe si reaksion, mëlçia juaj përçon edhe më shumë sheqet në gjak. Pas 45 minutash trupi e rrit prodhimin e dopaminës, duke dhënë kënaqësi për qendrën e trurit tuaj. Kjo është mënyra tipike se si vepron heroina.
Sigal