Efektet e shëndetshme të kivit

716
Kivi është është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidantë dhe përmban vitaminë C, dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E. Disa nga efektet e kivit janë;

Mbron sytë
Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, materiet të cilat në formë natyrale gjenden në syrin njerëzor. Luteina ndihmon te filtrimi i dritës së dëmshme të kaltër, çka ndihmon në parandalimin e sëmundjes së syrit të shkaktuar me plakje.

Mbron sistemin e frymëmarrjes
Një studim ka treguar që kivi mund të parandalojë sëmundjen e sistemit të frymëmarrjes dhe në veçanti efikas është dëshmuar te fëmijët. Hulumtimi ka treguar që 5 deri 7 porcione kivi në javë mund të reduktojnë kollin për 27 për qind, shkurtimin e frymëmarrjes për 32 për qind.

Mbron nga kanceri
Flavonoidet dhe karotenoidet të cilat kanë veprim antioksidativ mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin. Kivi mbron AND-në nga dëmtimi oksidativ, për ç’arsye rreziku nga krijimi i kancerit reduktohet edhe më shumë.

Mbron sistemin tretës 
Kivi është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të cilat e mbajnë të shëndetshëm sistemin tretës, transmeton Koha.net. Konsumi i fibrave është mënyrë e shkëlqyeshme që sistemin tretës ta lironi nga toksinat dhe parandaloni krijimin e kancerit të zorrës së trashë.

Rregullon tensionin e gjakut
Kivi është burim pasur i elektroliteve të kaliumit të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të duhur të lëngjeve në trup,. Po ashtu rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut dhe u kundërvihet efekteve negative të natriumit.
Sigal