Efektet e dëmshme të limonit

202
Viteve të fundit, portalet e shëndetit të internetit dhe ueb sajtet e ndryshme janë të mbushur me artikuj që tregojnë se konsumimi i limonit me ujë të nxehtë në stomak bosh është i mirë për shëndetin, por askush nuk tregon se çfarë dëme sjell te dhëmbët. Acidi i limonit, e veçanërisht kur kombinohet me ujë të nxehtë, e zbutë smaltin e dhëmbit. Nëse i pastroni dhëmbët brenda 30 minutave pasi ta pini limonin me ujë të nxehtë, mundësitë janë të mëdha që do ta dëmtoni smaltin. Mirëpo, ka disa mënyra për ta shmangur këtë. Së pari, uji i nxehtë le të jetë po aq i nxehtë sa temperatura e dhomës. Së dyti, lëngun e pini me kashtë. Dhe së treti, mos i pastroni dhëmbët pasi ta pini lëngun. Këtë mund ta bëni vetëm pas 1-2 ore.