E thonë studiuesit: Foshnjat e lindura me metoda artificiale janë më të rrezikuara nga kanceri

273

Foshnjat e lindura nga metodat artificiale IVF, janë më të rrezikuara nga kanceri.

Në hulumtimin e fundit, të bërë me të dhëna të më shumë se një milion fëmijëve, është vërejtur se fëmijët e ngjizur me metoda artificiale ishin 154% më të rrezikuara të diagnostikohen me kancer gjatë fëmijërisë.

Në mesin e 100.000 fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale, ishin vetëm 17.5 raste të diagnostikuar me kancer, kurse në mesin e 100.000 fëmijëve të lindur me metoda artificiale ishin 44.4 prej tyre me kancer.

Sipas studimit, këto raste ishin shënuar vetëm tek fëmijët me embrion të ngrirë, dhe jo të gjitha rastet që janë ngjizur me metoda artificiale mund të jenë të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët sugjerojnë që arsyeja e këtij fenomeni është sepse ngrirja e embrioneve me substanca kimikale, të përdorura gjatë procesit kontribuon në ndryshime gjenetike, që me kohë mund të çojnë në kancer.

Disa nga llojet e kancerit, nga të cilat mund të preken këto foshnja janë kanceri i shtyllës kurrizore si dhe leukemia.

Ekspertët kanë thënë se ky studim nuk duhet t’i brengos prindërit, për shkak se metodat e ngrirjes së embrioneve është përmirësuar që nga koha që është bërë hulumtimi.