E thonë ekspertët. Pini sa më shumë ujë, ja pse duhet…

627
Sigal

Gjëja e parë që duhet të bëni është të pini ujë pasi të zgjoheni në mëngjes.

Kjo sepse uji sjell shumë të mira për trupin dhe funksionimin  e organizmit, ndër to; u ndihmon të dobësoheni, hidraton trupin, pastron lëkurën si dhe ka ndikim në parandalimin e sëmundjeve.

Më poshtë u sjellim të shpjeguara disa nga këto të mira:

Hidraton trupin

Kur zgjoheni pas disa orëve gjumë, trupi juaj do të dehidratohet. Pa marrë parasysh sasinë e ujit që keni pirë ditën, trupi juaj do të ketë akoma mungesë të ujit në mëngjes.

Lehtëson dhimbjet nga cikli menstrual

Çdo muaj, gratë vuajnë nga dhimbje të cilat nganjëherë mund të jenë të padurueshme. Uji i pijshëm ndihmon në reduktimin e mbajtjes së ujit në vagjinë.

Parandalon sëmundjet dhe pastron lëkurën

Sëmundjet e shpeshta mund të varen edhe nga fakti se nuk pini mjaftueshëm ujë. Uji luan një rol vendimtar në ruajtjen e një sistemi të shëndoshë limfatik. Kur ky sistem është në ekuilibër, trupi mund të luftojë infeksionet në mënyrën e duhur.

Pirja e ujit që në orët e para të mëngjesit ndihmon për të pastruar lëkurën.