E rëndë në Tiranë/ Shtatzëna shkon për eko në maternitet, i vdes foshnja në bark

552
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ne kryeqytet, kur një grua në muajin e nëntë të shtatzanisë që kishte shkuar për një eko, tmerrohet nga ajo që merr vesh.
Shtetësja M. S., 37 vjeçe dhe banuese në Tiranë që shkoi në maternitet rreth orës 23:20 mori vesh se foshnja e saj kishte vdekur në bark.

Menjëherë pas këtij rasti u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Sakaq pritet akti i ekspertimit mjeko-ligjor të fetusit, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sigal