I pasur me vitamina dhe minerale, ky lëng është vërtetë i shëndetshëm për secilin pjesëtar të familjes, veçanërisht për ata që kanë disa kilogramë më tepër dhe duan t’i eliminojnë.

Mund ta përdorni për tu freskuar apo edhe për të qëndruar gjatë gjithë ditës i hidratuar. Ndiqni hapat e përgatitjes dhe mos e lini pa provuar!

Përbërësit:

1 mollë jeshile

1 grusht spinaq

1 kastravec e gjysmë

xhinxher

20 gr bajame dhe arra të shtypura mirë

Përgatitja:

Fillimisht mollën, spinaqin dhe kastravecin e larë dhe të prerë në copa të vogla vendoseni në një blender.

Shtoni më pas xhinxherin e freskët dhe masën që u përftua hidheni në një gotë të madhe.

Dekorojeni atë me bajame dhe arra të grira (në mungesë të bajameve përdorni vetëm arra dhe e anasjellta).

Është e rëndësishme që ta pini menjëherë në mënyrë që lëngu të mos humbasë vlerat e tij ushqyese.