E keni ekzagjeruar me nxirjen? Ilaçet bio që ju vijnë në ndihmë

740
Fjala e momentit është gjithmonë mbrojtja maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Por nëse ju duhet një “urgjencë” kundër djegieve nga plazhi, më poshtë janë disa zgjidhje natyrale. Rikujtojmë se ekspozimi në diell duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe me kujdes të madh, duke përdorur gjithnjë një krem të mirë kundër diellit, si dhe duke shmangur orët më të nxehta të ditës. Ndërkohë, mos harroni se djegiet, përveçse të rrezikshme, janë edhe antiestetike dhe të dhimbshme. Por, nëse tashmë e keni ekzagjeruar me qëndrimin në diell, ne ju këshillojmë disa “ilaçe” natyrale.
Rregulli themelor
Merrni rreze ose dilni në diell (gjatë orëve të këshilluara) vetëm pasi të keni vendosur një krem mbrojtës, i përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës dhe kushteve në të cilat do të gjendeni (mal, plazh, anije). Kjo është një këshillë e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën tuaj, jo vetëm nga djegiet e diellit, por edhe nga rreziku i melanomës.
Banjë relaksuese
Një ilaç për të rifreskuar lëkurën është bërja e një banjë relaksuese me ujë shumë të vakët, duke hedhur në vaskë tre lugë gjelle sodë buke dhe miell. Pasi uji i freskët të ketë vepruar mirë, lëreni lëkurën që të thahet vetvetiu, pa përdorur peshqirin.
Aloe Vera
E famshme që nga antikiteti për shumë veti të mira, aloe vera është ilaçi i vërtetë natyral dhe i përsosur në rast të djegieve nga dielli. Bëni kompresa me tulin që do të nxirrni nga shtrydhja e një gjetheje të kësaj bime. Trajtimi do të tkurrë enët tuaja të gjakut deri sa të kundërshtojnë efektin e djegieve. Mbajtja e kompresave me aloe vera duhet përsëritur katër ose pesë herë në ditë.
Hidratimi
Rregulli esencial është ai i hidratimit të organizmit dhe lëkurës. Pra, është shumë e rëndësishme të pini shumë ujë (qoftë edhe tre litra në ditë) dhe të aplikoni krem me efekt zbutës për të parandaluar tharjen e lëkurës dhe rënien e saj.
Patatet
Ato janë një prej “ilaçeve të gjyshes” mjaft efikase dhe të thjeshta për t’u vënë në praktikë. Patatet janë një zgjidhje për rastin që po trajtojmë. Provojeni për ta besuar. Aplikojini ato në zonat e djegura të trupit për t’i qetësuar sa më shumë e për të mos qenë më të tilla.
Mjalti
Është një prej qetësuesve më të “bezdisur”, por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktike. Sipas kërkimeve të kryera në “Clinical Trials Research Unit” të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhimbjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda, arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.
Homeopatia
Një ilaç homeopatik efikas ofrohet nga “Urtica urens 7 CH”. Vendosni tre kokrra prej tij poshtë gjuhës çdo 10 minuta, për rreth një orë dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Homeopatia është filozofi e vjetër mjekësore, e cila është zhvilluar në Gjermani në shekullin e 18. Parimet e homeopatisë vijnë nga pikëpamja tradicionale e mjekësisë, kur mjekët kanë besuar se natyra mund të shërojë gjithçka. Ilaçet homeopatike vijnë nga bimët, por edhe helmet e kafshëve të ndryshme (gjarprit, merimangës).
Çajet e ftohta
Vetitë antiinflamatore dhe qetësuese për lëkurën gjenden edhe te lavanda, jargavani dhe kamomili. Hidhni një lugë gjelle prej këtyre luleve në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë. Më pas, sapo të ftohet, bëni kompresa dhe vendosini në pjesët ku jeni djegur më shumë.
Sigal