E ftohura, si ta shmangim dhe çfarë të përdorim për parandalimin e saj

699
Sigal

Nuk janë të arsyeshme antibiotikët, pushoni sa më shumë, pini sa më shumë lëngje dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të cigares

Njerëzit zakonisht flasin se kanë “grip” kur në të vërtetë ato janë duke përjetuar të ftohurën. E ftohura dhe gripi janë që të dyja të shkaktuara nga viruset, megjithatë gripi është një sëmundje serioze që rezulton në vdekje çdo vit. Të ftohurat e zakonshme shumë rrallë shkaktojnë dëme serioze.

 Diferenca ndërmjet te ftohurës dhe gripit

Simptomat e gripit zakonisht fillojnë papritur dhe me ethe, dhe njerëzit shpesh nuk ndihen mirë dhe shkojnë të shtrihen menjëherë në krevat. Fillimi i një të ftohure të zakonshme është e ngadaltë dhe simptomat kryesisht janë të lidhura me hundën dhe fytin. Simptomat e gripit, mund të përfshijnë acarim të fytit ose të mushkërive, një kollë të thatë, ethe, djersitje dhe dhimbje muskujsh dhe tenton që të prekë të gjithë trupin. Simptomat e zakonshme të të ftohurës përfshijnë teshtitje, kollë, acarim të fytit dhe rrjedhje të hundëve. Nëse janë të pranishme ethet, zakonisht janë të buta. Të ftohurat më të zakonshme përmirësohen për 7 deri në 10 ditë, gjithashtu kolla mund të zgjasë 1 ose 2 javë më shumë sesa simptomat e tjera. Mukusi jeshil ose i verdhë jo domosdoshmërisht nënkupton që e ftohura juaj është duke u përkeqësuar ose që ju keni një infeksion bakterial dhe keni nevojë për antibiotikë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf