E dinit që çaji mund të përbëjë rrezik nëse e konsumoni gabim?

459
Sigal

Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo po ashtu është shumë me rëndësi që të mos i bëni gabimet e zakonshme të cilat mund ta bëjnë pije të rrezikshme

Hulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash  përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini.

Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshka dhe zemër.

Kurrë bashkë me ushqim

Duhet ditur edhe se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pasi keni ngrënë . Lejoni trupin që ta tresë ushqimin, dhe vetëm pastaj mund të  pini çaj.