Sigal

Kinezët e kanë praktikuar artin e masazhit terapeutik të këmbëve për rreth 5,000 vjet. Libri më i vjetër që njihet në këtë fushë u shkrua 4,000 vjet më parë në Kinë, ku përshkruhen konceptet e zonave të masazhit dhe pikave të akupunkturës dhe refleksologjisë.

Teoria e Masazhit të Këmbëve në Mjekësinë Tradicionale Kineze

Filozofia e Mjekësisë Tradicionale Kineze ka të bëjë me faktin se energjia chi “rrjedh” në trup nëpërmjet kanaleve imagjinare që i quajmë meridiane, të cilat funksionojnë si kanale komunikimi brenda trupit, duke bashkëvepruar me organet e trupit. Energjia chi përbëhet nga dy forca që janë yin dhe yang, që ekuilibrojnë njëra-tjetrën për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Nëse këto dy forca tek një person çekuilibrohen, lëvizja e energjisë chi përmes meridianëve mund të bllokohet, duke çuar në sëmundje, dhimbje ose forma të tjera mosfunksionimi.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze një praktikues mund të zhbllokojë energjinë chi dhe të rikthejë ekuilibrin në trup duke vepruar mbi sipërfaqjen e zonave në lëkurë në pikat e akupunkturës. Këmbët përmbajnë shumë prej këtyre pikave të akupunkturës ose në pikat e reflekseve të këmbëve, duke mundësuar që energjia të rrjedhë lirshëm në çdo pjesë të trupit, përfshi trurin. Refleksologjia është një art i vjetër kurativ i cili bazohet në parimet e reflekseve të duarve dhe këmbëve të cilat korrespodojnë me çdo pjesë, organ dhe gjendër në trup. Mënyra sesi praktikohet është duke aplikuar dhe ushtruar presion me gishtin e madh të dorës në pjesën e poshtme të këmbës. Duke përdorur metoda teknike rezultati është reduktim stresi, i cili jep efekte pozitive si:

– Largon dhe redukton stresin dhe tensioni.

– Përmirëson fleksibilitetin e duarve dhe të këmbëve

– Rikthen vitalitetin

– Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve

– Stimulon të gjitha sistemet e trupit

– Ndihmon në problemet e duarve dhe këmbëve

– Eleminon toksinat nga ndryshimet e jetesës

– Krijon një lidhje midis trupit-zemrës-mendjes

Shputat e këmbëve kanë shumë mbaresa nervore, rreth 7,000 (pra meridianë) që lidhen drejtpërdrejt me organe të ndryshëm në organizëm. Ato janë qarqe elektrike shumë të fuqishme brenda trupit dhe zakonisht janë të fjetura sepse ne veshim këpucë dhe nuk bëjmë akupunkturë që të ndihmojë meridianët ose nervat. Prandaj mjekët kinezë sugjerojnë ecjen zbathur në park ose mbi guralecë! Një nga mënyrat më të mira për hapjen e këtyre rrugëve elektrike (meridianëve) dhe për të ndihmuar në pastrimin e organeve tuaja të brendshme është të ndani një qepë në pjesë dhe ta vendosni në shputat e këmbëve dhe pastaj të vishni çorape gjatë natës .

Qepët janë të njohura si pastruese të ajrit dhe kur vendosen në lëkurë ato vrasin baktere dhe gjithashtu acidi fosforik (substanca që ndodhet tek qepa e që na bën të qajmë sa here që presim qepën) futet në rrugët e gjak dhe ndihmon në pastrimin e gjakut dhe vret shumë bakterie.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, nëse ushtroni presion në pikat refleksive që gjenden tek këmbët dhe që komunikojnë me trurin, atëherë do të kemi stimulim të energjisë chi dhe nxitje të ekuilibrit shëndetësor dhe të trurit. Refleksologët rekomandojnë se masazhi i këmbëve largon stresin dhe mundëson një ndjenjë shplodhjeje si dhe përmirëson cilësinë e gjumit; lehtëson dhimbjen e kokës, përfshi migrenën si dhe redukton nivelin e ankthit dhe depresionit.