Durrës/ “Shëndetësia falas” detyron pacientin të vetëhelmohet në spital

487
Sigal

Një pacient i shtruar në pavionin e Ortopedisë në Spitalin rajonal të
Durrësit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Pacienti, një burrë rreth 60
vjeç ishte shtruar në spital për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Nga të
dhënat e para dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë në ambientet e spitalit. Ky
është një rast i rëndë për spitalin e Durrësit dhe njëherësh i dyshimtë. Së
pari, shtrohet pyetja, se si një pacient arrin të fusë lëndë helmuese në spital
dhe e dyta, pse gjatë natës nuk ka pasur kontrolle nga infermieret dhe mjeku
roje, por vdekja konstatohet vetëm në mëngjes. Policia dhe Prokuroria të
njoftuar për ngjarjen dhe janë nisur drejt spitalit të Durrësit.