Dr. Stefano Di Girolamo: Trajtoni gërhitjen, parandaloni infarktin dhe goditjet në tru

578
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf”, Profesor Dr. Stefano Di Girolamo, ORL në “Klinika Italiane”

Nëse mendoni se gërhitja shkakton vetëm bezdi dhe shqetësimet të njerëzve përreth, atëherë gaboheni! Gërhitja mund të shkaktojë probleme me zemrën, çrregullime, hipertensionin dhe rrit ndjeshëm riskun e infrateve. Jo vetëm kaq, por mbipesha, diabeti apo dhe astma mund të jenë shoqëruese të gërhitjes. Shkencëtarët hungarezë kanë arritur në përfundim se gërhitja, jo vetëm shkakton probleme në zemër, por gjithashtu edhe goditje në tru. Pas studimit me mbi 12.000 pacientë, studiuesit kanë arritur në përfundim se personat, të cilët gërhasin zëshëm janë shumë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve kardiovaskulare apo sulmit në tru për dallim nga pjesa e tjetër e popullatës. Në përfundimet e botuara në revistën shkencore “Journal Sleep”, studiuesit tregojnë lidhjen e plotë midis gërhitjes dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi shkon dhe më tej, duke nënvizuar faktin se rregullisht gjatë fjetjes gërhasin 40 për qind e meshkujve dhe 24 për qind e femrave.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf