Dr. Med. Ndue NIKAJ/ Si të parandalohet, trajtohet dhe të mënjanohet artriti nga acidi urik

115
Rasti i Julien Gauthier: 47 vjeç nga Montreali, Kanada është botuar në disa revista, si rast tipik i lenë pas dore, i cili zgjohet me një dhimbje të fortë munduese në gishtin e madh të këmbës, që dukej si të ishte “goditur me çekan”. Pas pak sjelljesh në linjat mjekësore klinike, u përcaktua se vuante nga “guta”. Dhe që nga ai moment në jetën e tij ka kaluar një kalvar, me kriza akute me dhimbje të tmerrshme, munduese. Çdo rishfaqje pasohej me një periudhë të ngadaltë dhe të vështire shërimi, me disa muaj pushim pas ciklit të vjetër. Çdo njëra krizë nuk prekte vetëm gishtin e madh, por gjithë këmbën. Pronari i një ndërmarrje të vogël ndërtimi, çalonte duke hipur në veturë dhe shtrëngonte dhëmbët, kur përballej me ngarkesat në punë. Dhe me shprese që të lehtësohen shenjat duhet të heqin nga dieta gjithë prodhimet që përmbajnë “purina”. Fatkeqësisht vetëm dieta nuk do qetësoje krizat. Vetëm pas 4 vjetësh vuajtjesh u zbulua një zgjidhje me marrjen e Allopurinol nga rheumatologu, të cilin duhet ta marrë gjithë jetën. Në Kanada raportohet se vuajnë 900.000 burra nga guta, afro 75% e këtyre pacientëve si shenjë të parë kanë prekjen e gishtit të madh të këmbës. Në kohën e krizës mikroskopikisht kemi grumbullim të kristaleve të acidit urik në kyçe dhe në indet për rreth kyçit duke i irrituar dhe bërë e dhimbshme. Acidi urik është një produkt natyral i tretjes, por sidomos në të sëmurët me gutë, ai prodhohet me tepricë ose nuk eliminohet sa duhet dhe depozitohet në kyçe. Në këtë mënyrë po nuk u morën masat e duhura për frenimin e prodhimit dhe për ta eliminuar nga organizmi, pra po të kemi nivel të lartë ose kristale të depozituara në kyçe, ato shkatërrohen dhe kemi kriza gutë me dhimbje munduese (torturuese) dhe përhapje dhe në kyçe të tjera. Në disa persona që lenë pas dore mjekimin ose trajtohen në mënyrë të pa përshtatshme kemi nivel të lartë të acidit urik prej vitesh, që nga kriza e parë, kështu kyçi i prekur skuqët, enjtet, ka djegie dhe ka shumë dhimbje gjatë natës, ka ndjeshmëri të madhe sa nuk duron as peshën e çarçafëve. Burrat kryesisht mbi 40 vjeç, rrezikohen 4 herë më shpesh se sa gratë nën 65 vjeç, por pas menopauzës ky ndryshim ulet. Pacientët kërkojnë kujdes, kjo formë artriti është më e përgjithshmja, në Francë me fjalë popullore quhej prej kohësh, “Sëmundja e mbretit”, ajo ka prekur shumë personalitete në Europë si: Henrikun VIII (mbreti Francës), Isac Nwton, Charles Darwin, Leonardo da Vinci etj. Megjithatë dhe sot guta prek njerëz kudo në botë pa dallim. Në vendet perëndimore vlerësohet se preket 2% e popullsisë dhe në Kanada 3 % e popullsisë së rritur vuajnë këtë sëmundje. Nga ana tjetër është për tu shënuar se në dy dekadat (20 vjeçarin) e fundit janë dyfishuar rastet me këtë sëmundje: Sigurisht kjo e ardhur nga rritja galopante e mbipeshës, nga konsumi i tepërt i alkoolit (birrës e alkoole të forta) dhe po ashtu marrja shumë e madhe e mishit të kuq (që përmban purina). Pra guta është problem i shëndetit publik, sidomos në vendet e zhvilluara pohon Rheumatolloge – Fancisca Sivera Universiteti “Elda Spanje”. Shqetësuese tek këta të sëmurë është dhimbja munduese, që kufizon lëvizjet, duke ulur cilësinë e jetës. Dhe më e keqja, siç paraqitët në rastin e Julien Gotier, të referuar nuk merret mjekimi adekuat. Sot këshillohet nga ekipi i kërkueseve të linjës rekomandime ndërkombëtare për inkuadrimin dhe mjekimin e guta bazuar mbi prova shkencore; ku sugjerohet projekti i quajtur 3 E-evidence, marrje nën kujdes dhe ekspertizë, aprovuar nga 474 specialistë-reumatologë të 14 vendeve botërore përfshi dhe Kanada. Tani le të shtjellojmë më imtësisht parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e gutës:

1. Evitoni krizën e parë

Të gjithë njerëzit prodhojnë acid urik: Shumica prej nesh kanë aftësi të eliminojnë ketë përbërës me veshka; Personat e prekur nga guta paraqesin tepricë ose veshka e tyre nuk ka aftësi të largojë në mënyrë të mjaftueshme. Për më tepër që rreziku i zhvillimit të gutës është provuar se është më i lartë tek pjesëtarët e familjes që ka anëtarë të prekur nga guta. Por mund të eliminohet ky shans i keq duke shmangur mbi peshën dhe duke bërë një ushqyerje të shëndetshme dhe duke shtuar aktivitetin fizik. Evidentoni produktet që vijojnë : Ushqimet e pasura me purina, lëndë natyrale që ndodhet sidomos në mishin e kuq, të brendshmet e bagëtive (mëlçi, shpretka, veshka etj), fruta deti të cilat kthehen në acid urik në organizëm. Evitoni alkoolin sidomos barrën, alkoolet e forta dhe të mos teprohet me asnjë pije alkoolike. Po ashtu duhet të merren lëngje, ujë pa gaz deri në 2 litra në ditë pije sepse shtohen krizat e gutës në mungesë të lëngjeve. Duhet të shmangen dhe pijet e ëmbëlsuara me fruktoze, sipas dy studimeve njëri për burra dhe tjetri për gra realizuar nga Dr. Hyon Choi Profesor në Universitetin e Boston – SHBA dhe po ashtu nga qendra kërkimore për Arthritin në Kanada, u zbulua se përdorimi në sasi të madhe e pijeve me fruktozë, por dhe i lëngjeve të frutave rrit shumë rrezikun për guta.

2. Vendosni një diagnozë të saktë!

Shumë mjek kanë idenë të bëjnë diagnozën e guta vetëm me të parë një artikulacion të dhimbshëm, të skuqur, të ënjtur ( edematoz) sidomos kur prek gishtin e madh të këmbës, por vlerësimi duhet të bëhet krahas parjes dhe klinikës dhe duke përcaktuar nivelin e acidit urik në gjak. Pra sipas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar dhe me përcaktimin e kristaleve të acidit urik në kyçin e prekur e në indet për rreth, sipas Dr. Gregory Choy kërkues në Reumatologji në qendrën Sunnybrook – Toronto, por tek ne nuk kemi akoma një mikroskop Polaroid për këtë dhe vazhdohet jo vetëm në rrethe, por dhe në Tiranë të mbështetemi vetëm në nivelin e acidit Urik në gjak, që normalisht është deri 6mg/dl.

3. Si të trajtohet një krizë e gutës?

Shumica e krizave të gutës zgjasin nga 3 ditë deri në disa javë, por dhimbja dhe edema (ënjtja) mund të trajtohen: me AINS Antinflamator jo steroid. Ilaçi i quajtur Colkicinë; përdoret për një shembull dhe i ka dhënë provat e veta, në disa raste dhënia e një steriodi – kortizoni si: Prednison 5mg, për disa ditë mund të ketë efekt pozitiv.

4. Depisto për sëmundje të tjera:

Sipas udhëzimit 3 E – guta mund të ngatërrohet me sëmundje të tjera, Prof. Farmacisca Sivera pohon se pacientët e prekur nga guta rrezikohen 4 herë më shpesh se të tjerët, të cilët vdesin nga problemet e veshkave. Pra duhet patjetër të depistohet për sëmundje veshkash dhe të vlerësohen dhe për sëmundje të tjera, si diabeti i sheqerit, sëmundjet Kardio – vaskulare etj.

5. Të ulet niveli i acidit urik!

Pas krizës së parë, shumë të sëmurë më pas pësojnë dhe një krizë të dytë në vijim. Nëse niveli i acidit urik nuk është i ulur, kriza e gutës shfaqet rishtazi shumë shpesh. Mbështetja e parë për të ulur nivelin e acidit urik shpesh përshkruhet Allopurinol 100mg. Ilaçi, që iu dha rastit të publikuar në fillim (Julien Gauthier), të cilit i është këshilluar ta marrë gjithë jetën. Por në disa raste Allopurinoli shpërthen reaksion alergjik me rrezik duke shkaktuar dëmtime në organet e brendshme sidomos në mëlçi dhe në këtë rast duhet të ndërpritet menjëherë dhe të zëvendësohet me një ilaç të ri të kohëve të fundit Febuxostat, i cili dhe ai ka efektet e veta anësore mbi mëlçinë. Megjithatë allopurinol fillohet të jepet me doza të vogla 100 mg, për të parë reagimin se si tolerohet dhe përcaktohet niveli i acidit urik, duke mos lënë në nivel mbi 6mg/dl. Por duhet të kemi parasysh se një nivel shumë i ulet i tij pa efekt rrezikon pacientin për incident, pa përfituar nga shkrirja e kristaleve të grumbulluara vënë në dukje specialistët e fushës. Në disa persona kriza e gutës mbaron me zhdukjen e krizës thekson Gregory choy, sidomos në rastet kur ajo është shkaktuar nga konsumi i tepërt i birrës, kur ato modifikojnë në mënyrë radikale zakonet e mënyrën e jetës. Në të shumtën e rasteve ato qetësohen, por shoqërohet me dobësi në veshka, sindrom metabolik ose një sëmundje tjetër kronike.

6. Parandaloni dhe menaxhoni grumbujt e kristaleve, të acidit urik (tofuset)!

Për sa i takon parandalimit, nëse niveli i acidit urik nuk trajtohet, për shumë vite gjenerohen kristale, tofuse, grumbullohen në kyçe dhe në inde, këto mbetje mund të shkatërrojnë funksionin artikular, të shtypin nervat dhe formojnë nyje të mëdha shëmtuese, për këtë arsye specialistët-reumatologë rekomandojnë uljen e nivelit të acidit urik dhe të trajtohen me ilaçe të përshtatshme, ndërhyrjet kirurgjike rezervohen për raste të rënda.

7. Parandaloni krizat gutoze

Niveli i lartë i acidit urik, në disa persona nuk jep shenja të gutës, as nuk paraqet shenja në kyçe. Në këtë rast duhet të mos përdoren ilaçe të përditshme, por të paktën kur shfaqet krizë dhe të kontrollohet niveli i acidit urik në gjak, duhet ndryshuar ushqyerja dhe duke shtuar aktivitetin fizik, të ulet pesha afër asaj ideale