Doni të jetoni më gjatë? Gjyshja 100-vjeçare zbulon sekretin e jetëgjatësisë

513
Ndërkohë që ne përtojmë të çohemi nga divani pasi kemi parë për gati dy orë një film, gjyshja 100­ vjeçare është e zënë duke u marrë me ushtrime fizike për të mbajtur trupin në formë. Gjyshja Jean Dawson festoi 100 vjetorin më 20 shkurt. Edhe pse ka kaluar një shekull, ajo vazhdon të ketë shëndet të plotë. 100­-vjeçarja është shembulli më i mirë që tregon se asnjëherë nuk është vonë për të lëvizur nga divani dhe për t’u marrë me ushtrime fizike. Jean nisi të bëjë joga në moshën 67 vjeç, pasi pa një reklamë në qytetin e saj. Që atëherë ajo e ka praktikuar sportin e jogës, duke marrë mësime nga instruktorja e jogës Christine Tyson, e cila tani është 66 vjeç.
Sigal