Doni të bini nga pesha? Konsumoni këtë frut…

596
Sigal

Fruti i kiwit bën pjesë në frutat e tharta dhe mund të gjendet në treg në çdo stinë të vitit.

Ai përmban vlera të mëdha ushqyese duke na siguruar mjaft përfitime në shëndet, sidomos nëse vendosni të bini në peshë. Për këtë arsye dhe për mjaft të tjera, ne kemi renditur disa nga vlerat ushqyese të kiëit në organizëm.

Përmban pak yndyrna, shumë pak sheqer dhe mjaft proteina. Kjo gjë i shërben më së miri qëllimit për të rënë në peshë, pasi marrja e një sasie më të ulët të kalorive kontribuon në rënien në peshë. Karbohidratet dhe yndyrnat përbëjnë pjesën më të madhe të energjive që ne marrim përgjatë ditës, ndaj reduktimi i marrjes së tyre ul nivelin total të kalorive që marrim, duke siguruar energji nga indi dhjamor në organizëm gjë që sjell rënien në peshë.

Përmban sasi të lartë të vitaminës C. Vitamina C ose acidi askorbik vepron si kofaktor në dy reaksione të rëndësishme të sintezës së kolagjenit, proteinë kryesore e indit lidhor. Prania e saj gjithashtu siguron një mbrojtje më të mirë ndaj infeksioneve bakteriale, apo virale. Marrja e vitaminës C në formë kapsule, apo marrja e saj me anë të frutave, na ndihmon kështu në forcimin e sistemit imun.

Ndihmon në ruajtjen e balancës së melatoninës në gjak. Melatonina sekretohet sipas një ritmi circadian gjumë-zgjim, duke siguruar gjumin gjatë natës. Marrja e kiwit e balancon nivelin e saj, duke na mundësuar një fjetje më të mirë dhe më të rehatshme. Është i këshillueshëm të merret, sidomos nga personat që vuajnë prej pagjumësisë.

Përmban vitaminë E, një antioksidante tepër e mirë, e cila ul nivelet e radikaleve të lira të oksigjenit, si peroksidi, apo superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat. Këto radikale të lira drejtohen kundër enzimave qelizore, acideve nukleike, si dhe proteinave dhe karbohidrateve të membranës qelizore duke çuar në shkatërrim qelizor. Marrja e antioksidantëve, në këtë rast na kiëi, na ndihmon në reduktimin e nivelit të radikaleve të lirë të oksigjenit dhe rrjedhimisht, i mbron qelizat tona nga efektet toksike të tyre.
Mbron shikimin. Është thënë për mjaft kohë që kiwi ndihmon në ruajtjen e funksionit normal të shikimit, megjithëse ende nuk dihet arsyeja se pse ndodh një gjë e tillë.