Një fytyrë e pastër dhe pa akne është një shpëtim për të gjitha femrat. Kështu, nuk u duhet të qëndrojnë me orë të tëra para pasqyrës duke mbuluar shenjat dhe aknet e bezdisshme. Për një lëkurë të pastër dhe të butë si të foshnjave ju vijnë në ndihmë maskat me përbërësit më të thjeshtë që gjenden në kuzhinën tuaj.

Kjo maskë më domate dhe qumësht shërben si një pastrues ideal për fytyrën, që do t’ju bëjë t’i harroni kremrat përgjithmonë.

Përbërësit:

1 domate

½ filxhan kafeje qumësht

Përgatitja:

Qëroni domaten, largojini farat dhe prijeni në copa të vogla. Shtojini në enë të vogël dhe shtypini me anë të një piruni derisa të merrni një lloj pureje.

Hidhni në të edhe qumështin dhe përziejini mirë. Zhytni në të një top pambuku dhe aplikojeni në fytyrë.

Lëreni të veprojë për rreth 15 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Ruajeni në frigorifer dhe mund ta përdorni çdo ditë nga dy herë.

Do të shihni rezultate të mrekullueshme në vetëm disa aplikime!