Shumë njerëz dëshirojnë që flokët e tyre të rriten shumë shpejt. Për të arritur këtë, ata blejnë shumë produkte kozmetike që premtojnë rritjen e flokëve, që shpesh nuk japin efektin e dëshiruar. Për fat të mirë, ka një zgjidhje për këtë.

Ka një maskë e cila i bën flokët tuaj të rriten shumë shpejt, që ka përbërës tërësisht natyralë dhe pa efekte anësore.

Përbërësit:

1 lugë çaji mustardë pluhur

3 lugë çaji ujë të ngrohtë

3 lugë çaji vaj ulliri

1 vezë

Përgatitja:

Shtoni mustardën pluhur në një enë të vogël dhe më pas hidhni ujin e ngrohtë. Përziejini mirë, derisa të fitoni një lloj paste.

Më pas, hidhni në të vezën dhe vajin e ullirit dhe përziejini derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikojeni atë vetëm në rrënjët e flokëve.

Flokët duhet të jenë të thatë dhe të palarë. Për t’iu dhënë akoma më shumë shkëlqim, mund të aplikoni mbi to edhe pak vaj kokosi.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe lëreni maskën të veprojë për rreth 5 minuta. Më pas, lajini flokët si zakonisht. Përsëriteni këtë procedurë, jo më shumë se një herë në javë.

Mund ta përdorni për një periudhë prej 5 deri në 7 javë për rezultate optimale.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, duhet ta shmangni këtë maskë, sepse mund t’ju shkaktojë ndonjë reaksion alergjik.