Do ju zërë koka! A e dini sa kohë duhet për të tretur secilin ushqim?

601
Sigal

Një nga sekretet e humbjes së peshës lidhet me tretjen e ushqimeve. Këto të fundit copëzohen në grimca të vogla që në gojë dhe në aparatin tretës ndodh përthithja e lëndëve ushqyese. Megjithatë nuk është aq e lehtë sa duket. Shumë ushqime janë të rënda për aparatin tretës; kërkojnë shumë kohë për t’u tretur e në fund ajo që hamë shndërrohet në yndyrë. Specialistët sugjerojnë se nuk duhet të konsumoni njëkohësisht ushqime të cilat kërkojnë kohë në ndryshme tretje. Nëse ju duhet të konsumoni të tilla ushqime, sugjerohet t’i merri gjatë drekës ku sistemi juaj tretës është më aktiv. Ju tregojmë më poshtë sa kohë kërkojnë ushqimet që ne konsumojmë më shumë për t’u tretur:

1. Uji hyn në zorrë menjëherë

2. Lëng frutash ose perimesh 15-20 minuta

3. Perimet e ziera 30-40 minuta

4. Perimet e pjekura 40 minuta

5. Peshku 45-60 minuta

6. Sallata 1 orë

7. Patatja ose ushqime te tjera me amidon 1.5-2 orë

8. Dritherat (oriz, hikrra, quinoa) 2 orë

9. Bulmet 2 orë

10. Pula 1.5-2 orë

11. Mish viçi 3 orë

12. Mish qengji 4 orë

13. Mish derri 5 orë