Disa mënyra si të trajtoni celulitin

515
Pas muajsh të tërë me xhinse, bluza të mëdha, është koha për tu zhveshur dhe ja ku shfaqet celuliti kaq i urryer nga femrat.
Celuliti shkaktohet nga shumë faktore si: trashëgimia, qarkullim jo i mirë i gjakut, probleme me hidratimin, apo një stil jete i paqëndrueshëm. Por a mund të eleminohet celuliti? PO! Nuk është e thjeshtë, por është e mundur me vendosmëri dhe vullnet. Po ju japim disa këshilla (të cilat ndoshta ju janë mërzitur aq shpesh sa i keni dëgjuar) por po të ndiqen me seriozitet edhe ju vetë do të habiteni nga rezultatet :
1. Mënyra e të ushqyerit
Kini parasysh që edhe femrat e dobëta kanë celulit, prandaj jo domosdoshmerisht duhet të mbani një dietë të caktuar. E rëndësishme është të kuptoni cilat janë ushqimet e duhura. Konsumoni shumë perime, të gjalla ose të ziera dhe gjithmonë përdorni vajin e ullirit dhe jo të lulediellit. Frutat janë miqtë kryesorë për hidratimin e trupit, sidomos boronicat. Kthejeni në zakon pirjen e lëngut të boronicave apo ngrënien e tyre ashtu siç janë. Shmangni salçiçet të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. E njëjta gjë vlen edhe për ëmbelsirat dhe pijet alkoolike. Kosi pa yndyrë dhe gjiza janë aleate të bukurisë, gjithashtu dhe djathi, por bëni kujdes në përzgjedhjen e tij. Makaronat nuk janë të dëmshme kurse buka duhet e zezë, mundësisht pa maja birre. Ulni konsumin e kafes dhe rrisni konsumin e çajit, sidomos çajit jeshil, i cili ka veti antioksiduese dhe përmirëson qarkullimin.
2. Aktiviteti fizik
Mundohuni të lëvizni sa më shumë të jetë e mundur. 3-here në javë dilni për vrap ose shkoni në palestër, 45 minuta mjaftojnë për të ndihmuar qarkullimin dhe për tonifikim. Nëse ju pelqen noti ateherë është zgjedhja më perfekte. Por nuk është aq e rëndësishme të merresh me një sport specifik, më e rëndesishme është që të mësoheni me disa zakone në jetën tuaj të përditshme.
– Përdorni shkallët në vend të ashensorit
– Mundohuni të lëvizni sa më pak me makinë
– Nëse keni një punë në zyrë, çohuni dhe lëvizni çdo 2-3 orë
– Edhe gjumi është i rëndesishëm, të paktën flini 8 orë në ditë, kështu do të eleminoni toksinat dhe do përmirësoni qarkullimin dhe metabolizmin.
3. Trajtimet e bukurise
Kremerat anti-celulit janë të nevojshëm edhe pse nuk bëjnë mrekulli. Çelësi i suksesit është durimi. Aplikojeni kremin çdo ditë në zonat me këto inestetizma dhe një herë në javë bëni një skrab anti-celulit, i cili mund të përgatitet edhe në kushtet e shtëpisë. Pasi keni bërë dush, lagni me uje të ftohtë zonat me celulit, sepse ju tonifikon dhe permirëson qarkullimin. Mos vishni xhinse shumë të ngushta sepse pengojnë qarkullimin.
Sigal