Disa mënyra për tu siguruar nëse kremi mbrojtes funksionon

522
Kremi mbrojtes ndaj diellit eshte bere pjese e rutines tuaj te perditshme bashke me nje pale syze te medha dhe nje super kapele kur jeni ne plazh. Por a dini vertete gjithcka mbi kremin qe perdorni?
Rregullat e reja qe ka nxjerre FDA (Food and Drug Administration) ne SHBA, do tju ndihmojne ne zgjedhjet qe do beni. Kremerat mbrojtes qe kalojne testin per mbrojtjen ndaj UVA dhe UVB, do te etiketohen si kremera me spekter te gjere mbrojtjeje. Aktualisht prodhuesit e ketyre kremerave, duhet te cilesojne shkallen e SPF-se ne kremerat e tyre, qe tregon shkallen e mbrojtjes qe ata sigurojne ndaj rrezeve UVB (shkaktari kryesor i djegieve te dielllit). Edhe pse kjo i vjen shume ne ndihme perdoruesve, ata perseri nuk jane ne gjendje te kuptojne nese ky krem do ti mbroje edhe nga rrezet UVA (shkaktari kryesor i kancerit te lekures dhe plakjes te parakohshme).
Kremerat me te pakten SPF+15, mund te pretendojne qe ju mbrojne nga kanceri i lekures dhe plakja e prakohshme. Per ta bere zgjedhjen tuaj me te lehte duhet te kuptoni qe ndryshimet midis shkalleve te SPF jane minimale. Psh: kremerat me SPF +15 dhe SPF +30, ne varesi te substancave kimike qe kane ne perberje, perqendrimi i SPF mund te varioje nga 95% ne 97%. Keshtu bindja juaj qe te kaloni nga perdorimi i nje kremi me SPF+15 ne nje tjeter me SPF+30, do te keni dyfish mbrojtje, nuk eshte e sakte. Gjithashtu mos u genjeni nga terma mashtrues si : bllokim i rrezeve (sun block), kundra ujit apo mbrojtje per 24 ore, por perqendrohuni ne perdorimin e tij ne menyre korrekte. 

Mbani mend keto 5-keshilla:
1. Perdorni kremin mbrojtes cdo dite, me diell apo me shi
2. Mos e beni “sa per te kaluar rradhen”, por vendosni sasine e duhur per te pasur nje mbulim perfekt.
3. Mos perdorni kremin e vitit te kaluar, ato skadojne per 12 muaj.
4. Kur jeni ne plazh, aplikoni krem te pakten cdo 2-ore dhe menjehere pasi jeni lare apo keni djersitur per te qene sa me i mbrojtur.
5. Mund te dyfishoni mbrojtjen tuaj duke aplikuar Vitamine C (me perqendrim 20%) para se te aplikoni kremin mbrojtes, ne menyre qe te rrisni imunitetit e lekures ndaj rrezeve UV por te reduktoni edhe shfaqjen e njollave kafe.
Sigal