Disa këshilla si ta freskoni ambientin tuaj pa patur kondicioner

552
I nxehti i madh që ka kapluar rajonin e Ballkanit ditët e fundit ka sjellë jo pak shqetësime te njerëzit, të cilët po gjejnë shpëtim vetëm te kondicioneri. Por për tu freskuar ka edhe disa mënyra të tjera, pa patur nevojën e përdorimit të tij. Ja 12 mënyrë se si mund të shmangni vapën, pa qenë nevoja e përdorimit të kondicionerit:
1. Mbyllni grilat, dritaret, dhe perdet. Ky detaj mund t’iu duket i parëndësishëm, por shumica e të nxehtit vjen nga dritaret. Marrja e këtyre masave do të lejojë uljen e temperaturave brenda shtëpisë në disa gradë.
2. Mbani mbyllur dyert e dhomave në shtëpi që të ruhet ajër i freskët brenda secilës dhomë. Hapini përpara se të shkoni të flini kështu ajri mund të qarkullojë nga një ambient në tjetrin.
3. Nuk është mjaftueshëm i ftohtë ajri që del nga ventilatori? Merrni një tas të madh dhe mbusheni me akull, pastaj vendoseni përpara ventilatorit. Avulli i ftohtë që do të dalë nga tasi me akull do të përhapet në të gjithë dhomën me anë të ventilatorit.
4. Kushtojini rëndësi materialit të çarçafëve që përdorni. E mira është të jenë prej pambuku pasi qëndrojnë më të freskët. Jastëku nga ana tjetër këshillohet të jetë i mbushur me hikërror pasi lejon kalimin e ajrit pa ruajtur nxehtësinë.
5. Jo të gjithë e dinë, por ventilatorët e varur në tavan duhet të rregullohen sipas sezonit. Në verë, helikat duhet të rrotullohen kundër akrepave të sahatit për të drejtuar ajrin poshtë dhe për të krijuar një erë të ftohtë.
6. Mos u angazhoni vetëm në freskimin e shtëpisë, edhe temperatura e trupit tuaj është e rëndësishme. Pini lëngje të freskëta dhe laguni me një leckë të njomë në qafë dhe pulse. Vishuni lehtë.
7. Pas dushit mos harroni të ndizni aspiratorin e banjës për të eleminuar lagështirën. E njëjta gjë vlen edhe për në kuzhinë pasi është gatuar, për të larguar nxehtësinë.
8.Për të fjetur të qetë mund të përdorni jastëkë të ftohtë për t’i vendosur poshtë kokës. Bëni të njëjtën gjë me këmbët, për të cilat mund të përdorni edhe një shishe me ujë të ftohtë. Këto teknika do t’ju mbajnë të freskët juve dhe krevatin.
9. Nëse temperatura e brendshme rritet gjatë natës, hapni dritaret e shtëpisë për të krijuar korent. Mos harroni t’i mbyllni në mëngjes para se ajri të ngrohet sërish.
10.Edhe llambat e ndezura ndikojnë në ngrohjen e ambientit. Sidoqoftë mbani mend që llambat fluoreshente nuk e nxehin ajrin aq shumë sa ato të tjerat.
11. Nëse duhet të gatuani, zgjidhni alternativën më të thjeshtë, gatuani jashtë. Kështu sakrifikoheni ju që pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të freskët brenda në shtëpi.
12. Nëse mund t’ia lejoni vetes disa shpenzime më shumë, atëherë vendosni izolantë në dritare ose blini tenda për të qenë më të freskët në muajt sfilitës të verës.
Sigal