Disa arsye pse duhet të konsumojmë portokalle

613
Ky agrum përmban substanca nga grupi i fotokemikaleve me veti antikancerogjene dhe lëngu i tij përmban mbi 20 aminoacide. Edhe pse me një shije pak të ithët që vjen si pasojë e flavonideve të cilët janë shumë të rëndësishëm për elasticitetin e kapilarëve të gjakut, të mirat e portokallit nuk kanë të krahasuar. Më poshtë janë shtatë arsye përse ngrënia e portokajve është e shëndetshme për ju.
1. Forcon imunitetin
Duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.
2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës
Dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura. Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës një pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.
3. Ndihmon shqisat e të parit
Veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.
4. Parandalon sëmundjet e zemrës
Shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.
5. Ndihmon në zhvillimin e trurit
Portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.
6. Mbron organizmin ndaj sëmundjeve tumorale
Portokalli ndihmon qelizat të luftojnë sëmundjet tumorale dhe në disa raste pengon zhvillimin e tumoreve të mitrës, mushkërive dhe lëkurës.
7. I shkëlqyer për diabetikët
Duke qenë i pasur me fibra bimore, të cilat kanë një indeks të lartë glicemik, e bën atë një ushqim të shkëlqyer për diabetikët. Po ashtu, duke pasur shije të ëmbël, e bën atë një ëmbëlsirë të shkëlqyer për këtë grup njerëzish.
Sigal