Dietologët: Ndryshoni mënyrën e të ngrënit me këto këshilla praktike

56
Të gjithë në një moment të caktuar të jetës tonë kemi provuar dieta që jo vetëm nuk kanë funksionuar, por na kanë zhgënjyer, duke bërë që të humbasim besimin. Por mos u shqetësoni! Mbani parasysh që dieta dhe palestra nuk janë gjithçka.

I gjithë ky proces për humbjen e peshës dhe mbajtjen e një regjimi të caktuar ushqimor, fillimisht nis në mendjen tuaj, duke ngrënë më me shumë vetëdije. Dietologët kanë disa këshilla lidhur me mënyrën sesi ju ushqeheni dhe atë çfarë prisni nga dietat. Ndiqni këto këshilla dhe ndryshoni raportin tuaj me ushqimin, e në këtë mënyrë kjo do të reflektohet edhe në peshën tuaj.

Mos bëni më llogari 
Të rrish me llogaritëse në dorë, gjithmonë e gatshme të mbledhësh kaloritë e marra, është e tmerrshme. Sipas studimeve të fundit, të numërosh kaloritë për të rënë në peshë nuk është e majftueshme.
Jepi ushqimit vlerën që ka
Njihni ushqimin që konsumoni dhe jepi vlerën e duhur, kjo ju motivon dhe kënaq njëkohësisht.
Gatuajini në mënyrë cilësore
Gatuajini në mënyrë cilësore ushqimet dhe evitoni ato me nivel të ulët ushqyes.
Rendisni dëshirat
Përqendrohu tek ajo që ke vërtetë dëshirë të hash. Trupi e di se për çfarë ka nevojë, ai dërgon sinjale dhe fillon të dëgjojë dëshirat e tua.