Sigal

MSC Anila Kalleshi

Për çfarë është e mirë lakra?
Të ndara nga lakrat e egra në rajonet e Mesdheut,  mijëra vjet më parë, gjethet në varietet e sotme kanë ndonjëherë mes tyre dallime interesante. Disa duken më të përhapura dhe të buta, ndërsa të tjerat të zbutura dhe të shtrënguara (mbështjellura). Ngjyrat ndryshojnë gjithashtu, duke u paraqitur jeshile të zbehtë, jeshile blu, të kuqe, të kuqërremtë ngjyrë vjollcë, dhe gati në të bardhë. Lakra përgatitet më së miri duke qenë e papërpunuar- më së shumti e freskët- për të ruajtur sa më shumë nutrientët e kësaj perimeje.  Lakrat kanë një nivel më të lartë proteinash se të gjitha perimet e mbledhura së bashku, por edhe vitamina dhe minerale.

Lakra mbron ADN-në ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike

Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut. Mbështet sistemin kardiovaskular Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij. Lakra përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Burim i pasur fibrash

Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër. Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

 Ofrojnë Vitaminën K

Lakrat  janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit. Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

Ndihmon me detoksifikimin

Vlerat shëndetësore të lakrës  përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit. Lakra përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në procesin e detoksifikimit.Përfitimet shëndetësore të lakrësLakra ka sasinë më të lartë të disa prej antioksidantëve më të fuqishëm që gjenden në perime-fitonutrientët si: thiocyanates, luteinë, zeaxanthin, isothiocyanates dhe sulforafanë, të cilat stimulojnë enzimat detoksifikuese. Studimet kanë treguar që këto komponime mbrojnë kundrejt disa llojeve të kancerit si; kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe prostatës. Ato gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të LDL (lipoproteinës me densitet të ulët) ose nivelit të “kolesterolit të keq” në gjak, të cilat mund të krijohen në arterie dhe të shkaktojnë sëmundje të zemrës.

E pasur në vitaminë K, lakra siguron 85% të kërkesës së përditshme të trupit.

Kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për metabolizmin e kockave, por dhe për parandalimin e sëmundjeve si sëmundja e njohur Alzheimer, duke kufizuar dëmtimin neuronal në tru. Vlera e përditshme prej 54 % e vitaminës C që furnizon trupin me një porcion të lakrës, është mbresëlënëse- madje edhe më shumë se portokallet- të cilat mund të ndihmojnë në eliminimin e radikalëve të lira dhe të mbrojnë nga infeksioni. Lakra është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, vitaminës B6, folatit dhe manganit, si dhe sasi të shëndetshme të tiaminit (vitamina B1), piridoksina (vitamina B6) dhe acid pantotenik (vitamina B5). Lakra gjithashtu siguron hekur, magnez, fosfor, kalcium për kocka të forta dhe kalium për rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionin e gjakut.

Përmbajnë shumë antioksidantë

Kjo perime përmban shumë flavonoidë si dhe shumë vitamina si A, C, K, B-6, minerale dhe selen, të cilat ndihmojnë trupin të jetë më i mbrojtur ndaj efekteve të dëmshme të stresit oksidues. Luajnë rol anti-inflamator Nëse konsumoni lakra do të keni një mbrojtje më të madhe ndaj inflamacionit kronik në organizëm. Burim i pasur vitamine C Një tjetër vlerë shëndetësore e lakrës është përmbajtja e lartë e vitaminës C. Në një racion prej 100 gramë do të merrni 100% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C, sepse këto perime përmbajnë më shumë vitaminë C se sa portokallet. Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në organizëm, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Ul kolesterolin

Lakra ka aftësi të ulë nivelet e larta të kolesterolit. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës që përbën 15% të dozës së rekomanduar ditore, këto perime janë shumë të mira për uljen e kolesterolit. Burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh Një racion me lakër ju fal vlera pafund. Do të merrni 100% të dozës së rekomanduar të vitaminës K, vitaminë C, vitaminë B dhe një sërë mineralesh të tjera si: zinku, kalciumi, magnezi, kaliumi dhe fosfori

=Faktet për nutrientët e lakrës:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-25
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-1
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-0 gr
-Kolesterol-0 mg
-Natrium- 18 mg
-Totali i karbohidrateve-6 g
-Fibrat dietike-3 g
-Sheqer-3 g
-Proteina-1 g
-Vitamina A- 2%
-Kalcium- 4%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-0%
-Kolesterol-0%
-Natrium-1%
-Karbohidrate totale-2%
-Fibrat dietikë-2%
-Vitamina C-61%
-Hekur -3%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.

Studimet mbi lakrënShumë dëshmi tregojnë që lakra është një kurë e mahnitshme për ulcerën e stomakut, për shkak të përmbajtjes së lartë të fito-nutrientëve. Një në veçanti – indole-3-carbinol – ka studime pas saj që mbështesin së është e aftë për të parandaluar dhe ngadalësuar rritjen e qelizave të kancerit. Dy lugë lakër të gatuar në ditë ka treguar se mbron subjektet e studimit kundër kancerit të stomakut dhe përshpejtimin e metabolizmit të estrogjenit për të ndihmuar në bllokimin e kancerit të gjirit dhe pengimin e rritjes së polipeve, një pararendës i kancerit të zorrës së trashë. Një raport tjetër tregoi një reduktim prej 66 % të kancerit të zorrës së trashë tek meshkujt që hanin lakër një herë në javë. Komponimet në lakër forcojnë muskujt e stomakut, të cilat ndihmojnë në rezistimin ndaj sulmeve acide, sipas një studimi tjetër. Një ilaç i vjetër evropian për ulcerat e stomakut, mbështetur nga kërkimet shkencore, tregoi shërim të plotë brenda 10 ditëve vetën nga një e pirë e një filxhani lëng lakre në ditë. Ky studim mbështeti studimin e bërë në vitet 1950, në të cilat u konsumonte një cerek litri lëng lakre në ditë, me efekt të ngjashëm shërues.

Recetë: Sallatë indiane me lakra

Përbërësit:
-2 lugë gjelle vaj kokosi
-1 lugë çaji fara të zeza mustarde
-1 lugë çaji shafran
-4 kupa lakër të bardhë, të prerë
-1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Në një tigan me zjarr mesatar, ngrohni pak vaj kokosi. Shtoni shafran dhe fara mustarde e përziejeni për 1 minutë. Shtoni lakrën dhe kripën. Më pas shtoni ujë dhe mbulojeni që të ziejë për disa minuta. Hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!