Sigal

Vjeshta merr me vete pushimet dhe ditët bëhen shumë më të shkurtra, pushimet nga puna … a është kjo arsyeja që jo të gjithë e pëlqejne këtë stinë ?

Shirat dhe temperaturat që fillojnë të ulen karakterizojnë këtë stinë.
Njerëzit fillojnë që të jenë poshtë me moralin, lodhja kronike shfaqet, dhe për disa madje edhe nervozizmi. Ne duhet të parandalojmë simptomat e kësaj stine dhe për këtë arsye nuk ka gjë më të mirë se një dietë plotësisht e dedikuar për këtë lloj sezoni.

Ushqimi na ndihmon të luftojmë stresin, problemet shëndetësore sezonale, gjithashtu të përpiqemi të rrisim përqëndrimin.

Është në thelb një kurë universale për të ngrënë mirë dhe shëndetshëm. Për çdo stinë është e mundur që të adoptohet një dietë e ndryshme për ta bërë trupin tonë me shëndet më të mirë, fizik ose psikologjik.

Vjeshta sjell ushqim të ri në tryezën tonë, kështu që ne mund të marrim në përdorim ushqime të shëndetshme që nuk i gjejmë në kohë të tjera.

Për shembull, në vjeshtë mund të gjejmë ushqime të ndryshme dhe disa janë të shënuara më poshtë:

Hurmat
• Dardhat
• Maretë
• Boronicat
• Fiqtë
• Shegët
• Çikoret
• Kërpudhat

Dieta më e mirë që mund të ndjekim bazohet në produktet sezonale. Fruta dhe perime të lindura spontane nga toka është shërimi më i mirë dhe mbi të gjitha mjetet më të mira në dispozicion për të përballuar tranzicionin nga vera në vjeshtë. Pra, ne shmangim konsumimin e produkteve të rritur në sera, të cilat janë qartësisht jashtë sezonit!

Asimiloni ushqyesit e duhur.

Ruajtja e kripërave minerale dhe vitaminave është e rëndësishme për trupin tonë, veçanërisht në vjeshtë. Për shembull, frutat e pyllit janë një zgjedhje e shkëlqyer. Vitaminat A, B, C, E, kalium dhe minerale të tjera janë thelbësore për të shmangur probleme të tilla si: mbajtja e lëngjeve në trup, lodhja kronike , etj. Frutat e pyllit përveç që janë të pasura me minerale dhe vitamina, janë të pasura me fibra të cilat janë të dobishme për humbjen e peshës. Natyrisht ata janë gjithashtu të ngarkuara me substanca që ofrojnë një veprim antioksidues dhe anti-inflamator.

Duke konsumuar boronica, të cilat janë ushqime që futen në familjen e frutave të pyllit, ne i ofrojmë organizmit tonë, një mbrojtje të qarkullimit të gjakut si dhe syve tanë. Ne nuk i harrojmë dardhët, shegët dhe hurmat që janë ushqime të shëndetshme për trupin e njeriut dhe problemet për shkak të ndryshimit të sezonit. Kundër dhimbjeve të fytit dhe ftohjes, ose simptomave të zakonshme të ndryshimit sezonal, vitaminat A, B dhe C janë shumë të dobishme, dhe në ushqime të tilla gjenden përqendrime të larta.

Për tër të stimuluar tretjen, shërben për t’u ndier mirë, edhe konsumimi i dozave të mira të frutave. Për shembull, dardhat janë ndër frutat e përsosura të vjeshtës të preferuara. Natyisht kaliumi i pranishëm në dardhë është gjithashtu i dobishëm për të na dhënë energji. Përbërja kimike e këtij fruti sezonal është e përkryer për pastrimin e trupit. Ngrënia e dardhave gjithashtu ofron përfitime kundër kolesterolit të keq, i cili rregullon nivelet dhe kjo ofron përfitime të gjera për shëndetin e një personi. Kujtojnë se të gjitha frutat që përmbajnë shumë ujë, janë sugjeruar për efektet e tij diuretike.

Kërpudhat e freskëta kanë minerale të rëndësishme për trupin e njeriut dhe prandaj mund të hahen për të marrë përfitime. Gjithashtu ata nuk kanë shumë kalori dhe prandaj mund të përfshihen në një dietë të ekuilibruar. Këto ushqime gjithmonë kanë proteina të mira që nëse merren rregullisht japin efekte pozitive në trup. Në dietën e humbjes së peshës për vjeshtë, ju mund të gjeni të gjitha ushqimet e përmendura deri tani. Të njëjtat kërpudha të freskëta na ofrojnë një shumëllojshmëri zgjedhjeje, për shembull, kërpudha chiodin dhe kërpudhat porcini janë një ushqim i përsosur për dietat dobësuese dhe për ribalancimin e trupit në të njëjtën kohë.

Dieta e vjeshtës, e cila ofron një konsum të ulët kalorish dhe rezulton e dobishme kundër lodhjes e stresit, ofron pastrim të trupit, lufton mbajtjen e lëngjeve dhe jo vetëm.

QUINOA DHE VLERAT USHQYESE TË SAJ

Quinoa është një ushqim gluten-free me pak kalori, i dobishëm për shëndetin e zemrës dhe muskujve.

Quinoa, edhe pse jo me të vërtetë një drith, mund të përdoret në kuzhinë për të zëvendësuar orizin, kus-kusin etj …

Receta themelore është si më poshtë : Pasi t’i keni pastruar tërësisht farat quinoa, valojini në ujë të vluar për rreth 15 minuta.

Raporti është: 150 ml ujë është e nevojshme per çdo 70 gram quinoa (që korrespondon me një pjesë).

Përfitimet për shëndetin:

*Zvogëlon aciditetin gastrik

*Ndihmon në uljen e kolesterolit

*Të ngop shpejt

*E pasur me Vitamine C

*E pasur me magnez

*Ka veti antioksidante

*E pasur me hekur

*Pa gluten

*E pasur me fibra