Sigal

Dardhat dhe mollët janë ideale për tu konsumuar gjatë një diete, për shumë arsye.

Molla përmban fibra dietetike, të cilat japin ndjenjën e ngopjes, pengojnë oscilimin e nivelit të sheqerit dhe shumë ngadalë shndërrohen në yndyra. Këto fruta janë thesare kryesore të vitaminave A dhe C, kaliumit dhe likopenit antioksiduesit më të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Përveç kësaj, në 100 gramë mollë dhe dardhë gjenden 60 kalori, prandaj janë të përsosura për dietë.

Dieta zgjat pesë ditë, por mund ta përsëritni pasi të keni bërë dy ditë pushim. Harrojini ëmbëlsirat, bukën e bardhë, djathërat me yndyrë dhe jepini përparësi mishit të pulës, peshkut, pemëve, perimeve dhe drithërave integrale.

Nga yndyrat, mund të përdorni vetëm vajin e ullirit, ndërsa nga shtesat piper dhe bimë me aromë. Çdo mëngjes, menjëherë pas zgjimit, pini një gotë ujë të vakët.

Mos anashkaloni vaktet. Hani mëngjes jo më vonë se një orë pasi të jeni zgjuar, sepse në këtë mënyrë përshpejtohet metabolizmi dhe ju mund të humbisni rreth 5 kg. Konsumoni dardha dhe mollë secilën ditë derisa të jeni në këtë regjim ushqimor dhe mos i zëvendësoni me fruta të tjera.

Menuja pesëditore

Dita e parë

  • Mëngjesi: ½ mollë e kuqe dhe 250 ml qumësht me 0.5 % yndyrë, 1 dardhë
  • Dreka: 2 vezë të ziera, 250 g perime të përziera, të cilave u shtoni vaj ulliri, limon dhe uthull dhe 40 g bukë integrale
  • Darka: 150 g fileto pule të pjekur, 40 g bukë integrale, një filxhan jogurt, lëng nga molla dhe dardha.

Dita e dytë

  • Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale dhe 100 g mish pule 250 ml lëng të freskët molle
  • Dreka: 200g file peshku, 150 g molla të tharta të përgatitura me një patate, 40 g bukë integrale, 1 dardhë
  • Darka: 120 g peshk dhe 250 g sallatë misri dhe karota me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni.

Dita e tretë

  • Mëngjesi: Jogurt frutash, 1 mollë dhe 1 dardhë
  • Dreka: 100 g spageti me 150 g salcë bolonjeze, mollë e pjekur
  • Darka: 250 mish viçi i pjekur me sa më shumë perime të ndryshme, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Dita e katërt

  • Mëngjesi: Një filxhan kos, 1 dardhë
  • Dreka: 200 g peshk, 150 g sallatë sezonale të plotësuar me lëng limoni dhe vaj ulliri, 40 g bukë integrale, lëng molle dhe portokalli
  • Darka: 100 g djathë, 100 g patate të ziera, 1 dardhë

Dita e pestë:

  • Mëngjesi: Sanduiç nga buka integrale, 1 filxhan kos1 mollë dhe 1 dardhë
  • Dreka: 200 g oriz pilaf dhe mish pule, spec të pjekur të plotësuar me vaj ulliri, hudhër dhe uthull, 40 g bukë integralelëng molle
  • Darka: 120 g peshk të pjekur, 250 g sallatë misri të spërkatur me limon, 40 g bukë integrale, 1 dardhë.

Mollët pastrojnë organizmin dhe nxisin funksionin e mëlçisë dhe fshikëzës. Dardha në mënyrë natyrale rregullon nivelin e sheqerit në gjak, gjë që e bën atë një frut ideal për dieta.