Dietat ushqimore mund të parandalojnë edhe depresionin

705
Një studim i ri ka dhënë prova të mëtejshme se një dietë e shëndetshme është e mirë jo vetëm për trupin por dhe për mendjen pasi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit.
Hulumtuesit e qendrës mjekësore të universitetit të Çikagos morën në studim rreth 964 të rritur për një periudhë prej 6.5 vitesh dhe vunë re se personat që nisën një dietë DASH, që kryesisht është një program ushqimor që lufton hipertensionin dhe presionin e lartë të gjakut, kishin një zhvillim mendor më të shëndetshëm.
Studim i ri nga Çikago sugjeron se një dietë e mirë ushqimore ul me 11% riskun për depresion.
Njerëzit me depresion mund të përjetojnë ndjenja të vazhdueshme të mungesës së shpresës, trishtimit ose nervozitetit dhe mund të humbasin interesimin për aktivitete të njëpasnjëshme, të kenë vështirësi në gjumë dhe madje të kenë mendime vetëvrasëse.
Një histori familjare e depresionit, përvoja traumatike ose stresuese, dhe sëmundjet fizike janë ndër faktorët kryesor që rrisin riskun për depresion. 
Sipas të dhënave të fundit nga shtetet e bashkuara të Amerikës numri i personave me depresion ka prekur shifrat e 16.2 milion personave. Në krahasim me vitet e tjera kjo sëmundje mendore vetëm përgjatë 2016 shënoi një rritje me 6.7%.
Udhëheqësja e studimit Dr. Laurel Cherian ka deklaruar se ky zbulim do ndihmojë për të parandaluar çrregullimet më të zakonshme të shëndetit mendor në SHBA.
Sigal