Dietat dhe sëmundjet si ndikojë në jetëgjatësinë e njeriut

704
Mungesa e informacionit për dietën, sëmundjet e zemrës, sëmundjet kronike dhe mungesa e aktivitetit fizik kanë sjellë uljen e jetgjatësisë në Shqipëri. Studimi më i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka zbuluar se cilat janë shqetësimet që vuan sot popullata në vendin tonë, duke i identifikuar ato. Sipas OBSH-s barra e sëmundshmërisë për pasoja si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe sëmundja pulmonare obstruktive kronike, përbën shqetësimin kryesor për Shqipërinë, me një rritje potenciale të mëtejshme në dekadat e ardhshme, nëse nuk merren masat e duhura. Përveç krijimit të një sistemi shëndetësor eficient, të arritshëm (të aksesueshëm) dhe të përballueshëm, ekzistojnë mundësi për shmangien e të rinjve nga duhanpirja, abuzimi me alkoolin, inaktiviteti fizik dhe dietat jo të shëndetshme, të cilat kontribuojnë në barrën e ardhshme të sëmundjeve kronike në Shqipëri.

Sipas raportit ka pak informacion lidhur me tendencat e stilit të jetesës dhe determinantë të tjerë të shëndetit në popullatën e përgjithshme. Prandaj, ka shumë nevojë për anketa shëndetësore periodike dhe studime të hollësishme të herëpashershme të tipit të anketave të ekzaminimit shëndetësor (health examination surveys). Këto studime mund të kryhen në bashkëpunim të ngushtë me universitetet dhe institucionet e tjera të kërkimit shkencor, për të rritur më tej kapacitetet epidemiologjike të komunitetit shkencor në Shqipëri.
Vlerësimi
“Nevojitet një sistem solid i shëndetit publik që të mbrojë nga rreziqet shëndetësore dhe të promovojë sjellje të shëndetshme në popullatën shqiptare. Një sistem solid i kujdesit shëndetësor, me personel të mjaftueshëm dhe të trajnuar, duhet të ofrojë akses të barabartë dhe adekuat në kujdesin shëndetësor. Së fundi, duhet një angazhim i veçantë për të luftuar ndryshimet e papranueshme në shëndet dhe në aksesin ndaj shërbimeve kurative dhe parandaluese, të cilat janë të pranishme në vendin tonë. Fokusimi në sëmundjet kronike do të luftojë barrën kryesore të sëmundshmërisë dhe do të sigurojë një shëndet më të mirë në të ardhmen. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të neglizhohen problemet shëndetësore ekzistuese.
Lufta kundër sëmundjeve infektive, ndër të cilat AIDS dhe tuberkulozi, ulja e përdorimit të drogës, zhdukja e varfërisë së skajshme, kushtet e papërshtatshme në banesa dhe rreziqet e papranueshme në mjedisin e punës, si dhe përmirësimi i kushteve dhe kujdesit gjatë shtatzënisë dhe lindjes, duhet të mbeten gjithashtu në axhendën e shëndetit publik në Shqipëri”, – thuhet në raport. Në Shqipëri, tre faktorët e rrezikut që janë përgjegjës për pjesën dërrmuese të barrës së sëmundshmërisë si është dieta ushqimore, hipertensioni arterial dhe duhanpirja. Prevalenca e duhanpirjes mund të rritet nëse nuk merren masa, dhe kjo mund të frenojë seriozisht rritjen e jetëgjatësisë së pritshme dhe uljen e mundshme të barrës së sëmundjeve kronike. Pas viteve 2010, duhanpirja është shkaktare e 22% të të gjitha vdekjeve në Shqipëri.
Gjatë dy dekadave të tranzicionit të shpejtë politik dhe social-ekonomik, niveli i vdekshmërisë që i atribuohet duhanpirjes pothuajse është dyfishuar për sëmundjet kronike në përgjithësi, sëmundjet kardiovaskulare (SKV), sëmundjen ishemike të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, neoplazmat totale, kancerin e mushkërive dhe sëmundjen pulmonare obstruktive kronike, në veçanti. Vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës që i atribuohet hiperkolesterolemisë pothuajse është dyfishuar në Shqipëri, i cili është i vetmi vend në rajonin e Evropës Juglindore, që po kalon një rritje graduale të barrës së sëmundshmërisë që i atribuohet nivelit të lartë të kolesterolit total. Aktualisht në Shqipëri, një grup faktorësh rreziku të parandalueshëm (duhanpirja, abuzimi me alkoolin, mbipesha, dieta jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik) po kontribuojnë në mënyrë shqetësuese në rritjen e barrës totale të sëmundjeve kronike si kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe mëlçisë, si dhe diabeti. Parandalimi i fillimit të duhanit nga rinia shqiptare, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme, si dhe promovimi i aktivitetit fizik, aktualisht janë ndër sfidat kryesore për Shqipërinë.
Masat
“Fenomeni i duhanpirjes mund të rritet nëse nuk merren masa, dhe kjo mund të frenojë seriozisht rritjen e jetëgjatësisë së pritshme”
Të rinjtë
“Parandalimi i fillimit të duhanit nga rinia shqiptare, shmangia e abuzimit me alkoolin, shmangia e një diete jo të shëndetshme”
Dhimbjet e kokës
Për tu qetësuar nga dhimbjet e kokës, atëherë këshillohet që të pini rregullisht një filaxhan kafe. Studimet tregojnë se kafja ndikon në lethtësimin e dhimbjeve të kokës. Një tjetër produkt që këshillojnë studjuesit është edhe qepa, e cila ka efekt njësoj si kafja
Fëmijët
Migrena është një sëmundje e trashgueshme dhe duhet të keni kujdes që të mos vuajnë dhe fëmijët tuaj. Sipas studimeve më të fundit prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për të dalluar migrenën tëk fëmijët e cila mund të kurohet që në moshë të re, për të mos patur më shqetësime.
Fjetja
Nëse nuk flini herët atëherë faji nuk është tek gjumi apo tek ndonjë çregullim por është një “fiksim psikologjik”. Studjuesit thonë se telefoni mund t’ju “prishë” gjumin për shkak se truri nuk është i qetë por i shpërqëndruar gjatë gjithë kohës.
Sigal