Dieta pa karbohidrate, ndikon që fëmijët të lindin me të meta fizike

221
Dietat me karbohidrate të ulëta si ato të quajturat Atkins, Paleo apo Keto ndërlidhen me rrezik në lindje përfshirë këtu edhe sëmundjen “spina bidisa” (një sëmundje në shtyllën kurrizore që shkakton zgjatje të kafkës tek fëmijët), thotë një studim i ri
Gratë që konsumojnë dieta me më pak karbohidrate kanë rrezik 30 për qind që të lindin bebe me defekte kurrizore dhe neurologjike, thotë një studim i ri.
Këto dieta përfshin edhe dietën Keto të cilën e kishte përdorur e famshmja Kim Kardashian – fëmijët e së cilës lind të gjithë të shëndoshe, por bën që trupi i tyre të jetë më i shëndoshë dhe jo si i fëmijëve tjerë, për shkak se nëna nuk ishte ushqyer me karbohidrate.
Studimi i ri i bërë nga Universiteti i Karolinës së Veriut ka zbuluar që gratë që konsumojnë dietë më pak karbohidrate ulin nivelet e acidit folik.
Acidi folik është çelësi i zhvillimit të shtyllës kurrizore dhe kafkës.
Andaj përdorimi i dietave pa karbohidrate, të cilën gjë e bëjnë shumica e femrave të njohura në botën e showbizzit, nuk është i shëndetshëm për fëmijë, pasi që kjo mund të shkaktojë komplikime në lindje të fëmijëve, por edhe në të meta të dukshme kurrizore dhe në kafkë për ta.