Dieta mesdhetare ruan zemrën tuaj

471
Sigal

SHKENCËTARËT SPANJOLL/ Ushqimi i pasur me vaj ulliri, fruta arrore, perime të freskëta, peshk dhe verë të kuqe është ideal

Ushqimi i pasur me vaj ulliri, fruta arrore, pemë dhe perime të freskëta, peshk dhe verë të kuqe vepron në mënyrë efikase në zemër, pohojnë shkencëtarët spanjollë. Në hulumtim kanë marrë pjesë 7500 meshkuj dhe femra. Në fillim të hulumtimit, i cili ka zgjatur 5 vjet, pjesëmarrësit kanë qenë të moshës mes 55 deri 80 vjet. Asnjë pjesëmarrës nuk ka pasur histori të sulmit në zemër dhe tru, e as sëmundje të sistemit kardiovaskular, por të pranishëm kanë qenë faktorët e rrezikut siç janë diabeti i tipit 2, pirja e duhanit, tensioni i lart i gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit.

për më tepër lexoni gazetën Telegraf