Dieta mesdhetare – Na largon bllokimin e arterieve dhe atakun kardiak

509
Sigal

Nëse je në mbipeshë, me kolesterol dhe rrezikon të sëmuresh nga zemra, një dietë mesdhetare me vaj ulliri, arra, peshk e mish të bardhë, të ndihmon që pa u kursyer në shije, të jetosh më gjatë e mëmirë

Dieta mesdhetare

Rreth 30 për qind e atakëve kardiakë, bllokimit të arterieve dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrësmund të parandalohen mes njerëzve me rrezik të lartë nëse ata kalojnë te dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, arra, groshë, peshk, fruta dhe zarzavate dhe madje edhe nëse pinë verë gjatë çdo vakti, zbuloi një studim i madh dhe rigoroz.
Zbulimet e publikuara në Gazetën e Mjekësisë së Anglisë së Re u bazuan në tentativën e parë madhore për të matur në kushte klinike efektet e dietës në sëmundjet e zemrës. Madhësia e efekteve të dietës i habiti ekspertët. Studimi u përfundua gati pesë vjet para afatit sepse rezultatet ishin kaq të qartë dhe u konsiderua joetike të vijohej më tutje. Dieta ndihmoi ata që e ndiqnin, edhe nëse ata nuk humbën peshë dhe shumica e tyre sakaq po merrnin ilaçe për uljen e presionit të gjakut apo mbajtjen e diabetit nën kontroll për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf