Dieta e “vështirë” e Kourtney Kardashian

751
Klani Kardashian është i njohur për shumë gjëra, për pamjet perfekte para paparacëve, por nuk e dimë se cili është regjimi i tyre ushqimor.
Kështu që nuk është surprizë që motra më e madhe, Kourtney ndjek një diet të pastër, siç ka zbuluar në një postim të fundit në aplikacionin e saj.
38-vjeçarja tregon se si duket në pjatë një ditë tipike “detoksifikimi”, dhe është një përzgjedhje me shije.
Përveçse përjashton pjesën më të madhe të frutave dhe karbohidrateve, përfshi këtu dhe drithërat, fasulet, dhe bishtajoret, nëna e tre fëmijëve thotë se heq glutenin, raporton People.
Ajo zbulon se proteinat dhe yndyrnat formojnë pjesën më të madhe të menusë së saj, dhe ajo e nis ditën me një puding avokadoje të pasur, që për të është një vakt shumë i mirë para stërvitjes.
Pra, një avokado, një lugë gjelle me sheqer kane, gjysmë filxhani qumësht të plotë, dhe një lugë gjelle me mjalt manuka, të gjitha të miksuara për të krijuar masën e duhur.
Dreka dhe darka janë një kombinim proteinash dhe perimesh, zakonisht peshk ose pulë kombinuar me lulelakër dhe brokoli. Kourtney këmbëngul se duhet të prisni 14 deri në 16 orë pasi hanë darkën, që të konsumoni mëngjesin.
Sigal