‘Dieta e jugut’ mund të duket e shijshme por do ju marrë jetën

522
Sigal

‘Dieta e jugut’ me mish të skuqur, bukë të shijshme dhe sodë është arsyeja kryesore përse afrikano-amerikanët kanë rrezik më të madh që të preken nga presioni i lartë i gjakut.

Ushqyerja me sasi të mëdha të ushqimeve të skuqura si mishi, vezët dhe sheqeri i bën amerikanët me ngjyrë që të kenë dy herë më shumë hipertension se sa njerëzit e bardhë.

Studiuesit e përshkruan ushqimin e kulturës si jugut si ‘stuhinë e një diete’ pasi rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe të kolesterolit të keq.

Ata pranojnë se u befasuan kur zbuluan se dieta ndikonte për keq më shumë se stresi apo depresioni pasi ushqimi i yndyrshëm është i njohur në gjithë komunitetet.

Dieta e jugut përbëhet nga ushqimet e mirënjohura si pula e skuqur, waffles, karkalecat, biskota, dhallë, bukë misri, çaji i ëmbël, pure patatesh.