Diabetikët, këshilla si të mbrojnë dëmtimet e veshkave

495
Sigal

TRAJTIME/ Mjekët japin disa mënyra për të ulur rrezikun e sëmundjes. Ja çfarë duhet të bëni për të shmangur rrezikun

Sëmundjet e veshkave janë një nga komplikimet që vijnë si rezultat i diabetit, pas një kohe të gjatë. Aktualisht tek një e treta e njerëzve që vuajnë nga diabeti mund të zhvillohen dhe sëmundjet e veshkave. Të dhënat tregojnë se si diabeti mund të ndikojë tek veshkat.

Funksioni Veshkat janë organe të rëndësishme që shërbejnë si kullues për të filtruar dhe pastruar gjakun dhe për të eliminuar mbetjet dhe lëngjet e tepërta, duke urinuar. Ato rregullojnë sasinë e lëngjeve dhe të kripërave të ndryshme të trupit, duke ndihmuar për të kontrolluar tensionin e gjakut. Ato shërbejnë gjithashtu për të lëshuar hormone dhe vitaminën D, e cila kontrollon tretjen e kalciumit në kocka. Sëmundja e veshkave ndodh kur veshkat nuk funksionojnë më. Çdo veshkë përmban rreth një milion enë gjaku të vogla të quajtura nefrone. Sëmundja e veshkave shkaktohet nga dëmtimi i këtyre enëve të gjakut. Ky dëmtim mund të shkaktojë rrjedhjen e këtyre enëve, ose në disa raste, mund të ndalojnë së punuari, duke bërë që veshka të mos funksionojë mirë. Sëmundja e veshkave mund të jetë një gjendje serioze, prandaj është e rëndësishme që të zbulohet sa më shpejt që është e mundur. Kjo sëmundje ndodh te kushdo, por ka shumë mundësi të ndodhë tek njerëzit që kanë: diabet, tension të lartë, që kanë origjina nga njerëz të zinj ose nga ata aziatiko jugorë. Dëmtimi i veshkave nga diabeti quhet nefropati diabetike.

Arsyet pse ndodh

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf