Diabeti, si të parandaloni çrregullimin e zemrës

575
Sigal

Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut është të kujdeseni diabetin tuaj

Sëmundjet e zemrës janë më të shpeshta te njerëzit me diabet. Statistikat nga Shoqata Amerikane e Zemrës vlerësojnë se, sëmundjet e zemrës dhe sulmet në tru janë përgjegjëse për 2/3 deri në 3/4 e vdekjeve të personave me diabet. Derisa të gjithë njerëzit me diabet kanë shanse të rritura të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, kjo është më e shpeshtë tek ata me tipin 2 të diabetit. Një prej dëshmive të para që tregojnë se njerëzit me diabet janë më të prirë ndaj sëmundjeve të zemrës ka qenë një studim i gjerë i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka analizuar disa gjenerata për të përcaktuar faktorët e paraqitjes së sëmundjeve të zemrës. Studimi ka treguar faktorë të shumtë që mund të rrisin gjasat për zhvillim e sëmundjeve të zemrës. Një rrezik i dukshëm ishte të qenit me diabet. Nga të tjerat janë përfshirë tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit, nivelet e rritura të kolesterolit dhe historia familjare e sëmundjes së hershme të zemrës. Sa më shumë faktorë të rrezikut që ka pasur personi, gjasat për t’u prekur nga sëmundja e zemrës kanë qenë më të larta.

Rreziku

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf