Diabeti, ja si mund të përmirësoheni me ushtrime fizike

506
Sigal

Nëse jeni duke përdorur insulinën, ushtrimet ndihmojnë në efikasitetin e saj dhe kontrollin e glukozës në gjak

 Çdonjëri përfiton nga ushtrimet e rregullta. Nëse keni diabet ose jeni të rrezikuar ndaj diabetit, ushtrimet luajnë një rol të rëndësishëm në të mbajturit e trupit tuaj të shëndetshëm. Ushtrimet e rregullta janë një pjesë e rëndësishme e menaxhimit të diabetit. Nëse jeni duke përdorur insulinën, ushtrimet ndihmojnë në efikasitetin e insulinës dhe ndihmojnë kontrollin e glukozës në gjak. Megjithatë, nëse diabeti juaj është kontrolluar në mënyrë të dobët (për shembull niveli i glukozës në gjak është më i madh se 14 mmol/L dhe shfaqen ketonet urinare) atëherë është mirë të shmangen ushtrimet derisa niveli i glukozës në gjak të jetë zgjidhur. Në këto rrethana, ushtrimet mund të ngrenë nivelin e glukozës në gjak dhe të bëjnë të mundur prodhimin e ketonit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf