Diabeti gjatë shtatzënisë: Si luftohet ai, pasojat e fëmijës dhe nënës

441
Sigal

Diabeti gestational lajmërohet në muajt e parë të shtatzënisë dhe mund të kontrollohet me ushqim dietal, por nevojitet edhe marrja e insulinës

Cili është rreziku i diabetit tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzënisë? Si mund të përballemi me këtë sëmundje, duke ia pakësuar rreziqet? Cilat janë shkaqet që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje dhe cilat janë këshillat që duhet të ndjekim për parandalimin e saj.

Çka është diabeti gestational?

Shtatzënia mund të jetë e shoqëruar me diabetin, qoftë kur gruaja është diabetike dhe mbetet shtatzënë apo kur diabeti lajmërohet gjatë shtatzënisë, diabet gestational. Ky diabet mund të paraqitet pasi disa hormone të placentës të cilat prodhohen gjatë shtatzënisë bllokojnë veprimin e insulinës se nënës, si pasojë kemi rritjen e nivelit të glukozës në gjakun e nënës. Kur niveli i glukozës rritet në gjakun e nënës, rritet po ashtu edhe në gjakun e frytit, sepse, glukoza kalon përmes placentës në gjakun e frytit. Trupi i fëmijës prodhon insulinën vetanake. Nëse niveli i glukozës është i lartë, te fëmija prodhohet më tepër insulinë për ta mbajtur atë në nivel normal. Diabeti gestational zakonisht lajmërohet në muajt e parë të shtatzënisë dhe shpesh mund të kontrollohet me ushqim dietal, por, ndonjëherë nevojitet edhe marrja e insulinës. Nëse shtatzëna ka qenë diabetike para shtatzënisë, atëherë, ajo gjatë shtatzënisë duhet të merr insulinë.

Kush janë më të rrezikuarat?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf