Diabeti është kostoja e obezitetit, shkaqet dhe fiksimi pas ushqimit

563
Sigal

Mënyra e jetesës është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin e tipit të dytë të diabetit

Çdo ditë dëgjojmë se tipi 2 i diabetit është duke u përhapur gjithnjë e më shumë. Kjo sëmundje kronike shoqërohet me obezitet dhe një jetë sedentare. E megjithatë obeziteti po përhapet në masë. Të gjithë e dimë se për të shmangur obezitetin duhet të hamë më pak dhe të stërvitemi më shumë. Çfarë na pengon ta bëjmë këtë?! Jeni mbi peshë? Nëse është kështu, jeni duke rrëshqitur drejt diabetit, por nuk keni pse prisni që kjo diagnozë të konkretizohet. Secili ka mundësinë që të krijoj një të ardhme të shëndetshme: disa vlerësojnë se rreziku i prekjes nga tipi 2 i diabetit mund të reduktohet deri në 58% vetëm me 30 minuta ushtrime të përditshme dhe 5-7% humbje të peshës trupore. Ndërsa tek ata mbi moshën 60 vjeçare, rënia e rrezikut shkon deri në 70%. Nëse nuk duhet shumë për të minimizuar rrezikun, pse vazhdojmë të bënë zgjedhje që e dëmtojnë shëndetin tonë? Pse vazhdojmë të zgjedhim që të rrimë shtrirë e të hamë ushqime me kalori të tepërta?

Adoleshentët – Shokët janë një nga arsyet. Sipas një studimi të 2011-s, ekzistojnë lidhje të forta mes sjelljeve që ndikojnë tek shëndeti dhe rrjeteve sociale.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf